×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëria i kërkon Kinës ta shmangë dënimin me vdekje për një shtetas shqiptar

    FrontOnline
    03 Korrik 2024

    Qeveria e Shqipërisë u ka kërkuar të martën autoriteteve gjyqësore në Kinë ta shmangin dënimin me vdekje në rastin penal ndaj një shtetasi shqiptar të akuzuar për trafikim të drogës.

    Mësohet se Prokuroria në qytetin Guangzhou, në provincën Guangdong, ka kërkuar dënim me vdekje për 36-vjeçarin shqiptar. Nuk janë dhënë hollësi të tjera për këtë rast.

    Për rastin e 26-vjeçarit u diskutua të martën në Tiranë gjatë takimit që ministri për Evropë dhe Punët të Jashtme, Igli Hasani zhvilloi me të dërguarin e posaçëm të Qeverisë kineze për Çështjet Evropiane, Ëu Hongbo.

    “Në takim u theksua ndjeshmëria e lartë që ka për Qeverinë shqiptare dhe opinionin publik, gjykimi që po zhvillohet në Gjykatën Popullore të Nivelit të Mesëm në qytetin e Guangzhou, në ngarkim të shtetasit shqiptar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Punët e Jashtme të Shqipërisë.

    Më tej theksohet se u kërkua respektimi të gjithë të drejtave të shtetasit shqiptar në të gjitha shkallët e procesit gjyqësor.

    “Pala shqiptare i kërkoi autoriteteve kineze të shmanget aplikimi i dënimit kapital,” thuhet në njoftim.

    Kjo kërkesë i është përcjellë me herët edhe ministrit të Jashtëm të Republikës Popullore të Kinës, përmes një letre zyrtare. Ministria thekson se do të vazhdojë ta ndjekë me prioritet këtë çështje.

    Kina, njëri prej vendeve me numrin më të madh të të ekzekutuarve në botë, shpesh kryen dënimet me vdekje përmes injeksionit vdekjeprurës, për krime shumë të rënda.

    Sistemi ligjor në Kinë kontrollohet nga Partia Komuniste në pushtet dhe gjykatat kanë një shkallë pothuajse 100 për qind të dënimeve në rastet penale.

    Njëlloj sikur shumë vende në rajon, Kina ka ligje të rrepta kundër drogës. Disa shtetas të huaj janë dënuar me vdekje për trafikim të drogës në vitet e fundit./REL

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Korrik 2024
    Keir Starmer është emëruar zyrtarisht si kryeministër nga Mbreti Charles në Buckingham Palace pas një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme të...
    Bota/Rajoni05 Korrik 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ) njoftoi të premten se ia ka hequr Alfred Belerit mandatin e kryetarit të zgjedhur të Himarës,...
    Bota/Rajoni05 Korrik 2024
    Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se shpreson se Ukraina do të mund t’i bashkohet aleancës ushtarake brenda dhjetë...
    Të tjera
    Lajme05 Korrik 2024
    Ishte mesi i prillit i vitit 1999, kur ajo u përball me ngjarjen me të rëndë në jetën e saj. Vasfije Krasniqi,...
    Lajme05 Korrik 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në prag të Samitit të NATO-s që do të mbahet në Uashington, ka shkruar një op-ed për...
    Bota/Rajoni05 Korrik 2024
    Keir Starmer është emëruar zyrtarisht si kryeministër nga Mbreti Charles në Buckingham Palace pas një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme të...
    Vip05 Korrik 2024
    Ledion Liço, ka folur për fillimet e karrierës, drejtimin e Top Albania Radio-s, prezantimin e “Big Brother Vip” dhe themelimin e Top...
    Lajme05 Korrik 2024
    Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka reaguar pas konfirmimit se Bashkimi Evropian ka ndarë rreth 100 milionë euro për Specialen, për dy...
    Lajme05 Korrik 2024
    Organizata “ETEA” ka publikuar sot “raportin analitik mbi Provimin e Maturës Shtetërore”. Qëllimi i këtij raporti ishte identifikimi i lëshimeve dhe sfidave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.