×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëria hapi kapitujt e parë për anëtarësim, Kurti: I gëzohemi fort kësaj arritjeje

    FrontOnline
    15 Tetor 2024

    Me vendimin për hapjen e kapitujve të parë për anëtarësim në familjen evropiane, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nga sot filloi një kapitull të ri e vendimtar.

    Kështu deklaroi kryeministri Albin Kurti.

    Ai iu gëzua kësaj të arriture të Shqipërisë.

    “I gëzohemi fort kësaj arritjeje të Shqipërisë! Urime popullit dhe qeverisë shqiptare! U dëshiroj rrugëtim pa pengesa e progres të bazuar në meritokraci dhe përmbushje të reformave prej të cilave së pari përfitojnë qytetarët dhe vendi”, u shpreh Kurti.

    Bashkimin Evropian, tha Kurti, e kemi qëllim të përbashkët me Shqipërinë, jo vetëm si cak anëtarësimi, por edhe si vlerë e shoqërive tona demokratike, mirëqenie për qytetarët tanë dhe orientim i dy shteteve tona.

    “Nga ky rrugëtim që Shqipëria po e nis sot pa dyshim që do të përfitojë edhe Kosova jonë në mësime dhe përvoja me të cilat i afrohemi edhe më shumë Shqipërisë e bashkë Bashkimit Evropian”, potencoi kryeministri Albin Kurti.

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, për Front Online  ka komentuar publikimet lidhur me komunikimet mes koordinatores së komiteteve në Vetëvendosje, Dejona Mihali,...
    Lajme15 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi i ka konfirmuar bisedat e koordinatores së komiteteve në LVV, Dejona Mihalit me ish-kryeshefin...
    Lajme15 Tetor 2024
    Publikimi i mesazheve në mes të ish kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës Nagip Krasniqit si dhe koordinatores së komiteteve në Vetëvendosje,...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi janë procedura pensionet me rritje prej 20 për qind. Ai ka thënë se pensionet...
    Lajme15 Tetor 2024
    Sekretari organizativ i Rinisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla, ka zhvilluar një aksion para objektit të Qeverisë. Ai ka mbajtur një parullë...
    Lajme15 Tetor 2024
    Dymbëdhjetë vjet më parë, Nadire Hasani nuk e imagjinonte se do të bëhej një fermere e suksesshme. “Kam dalë në treg me...
    Lajme15 Tetor 2024
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale në një fjalim në Kuvendin e Kosovës. Ai...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Votimi i hershëm ka filluar të martën në Georgia, një nga shtatë shtetet vendimtare në zgjedhjet amerikane. Georgia është ndër shtetet me...
    Lajme15 Tetor 2024
    Vetëm 4.97 për qind e qytetarëve në rezultatet e fundit të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, janë deklaruar shqiptarë. Si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.