×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëria ftohet ta hapë kapitullin e parë në bisedimet për anëtarësim në BE

    FrontOnline
    26 Shtator 2024

    Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) janë pajtuar njëzëri për ta hapur kapitullin e parë në negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë më 15 tetor.

    Hungaria, e cila mban presidencën gjashtëmujore të BE-së, u ka dërguar një letër vendeve anëtare të bllokut, në të cilin theksohet ato janë pajtuar se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e nevojshëm për hapjen e këtij kapitulli, i cili ka të bëjë me të drejtat themelore, raporton Radio Evropa e Lirë.

    Sipas metodologjisë së re të procesit të zgjerimit të BE-së, kapitujt që kanë të bëjnë me të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit duhet të hapen në fillim, pasi në procesin e negociatave duhet të ketë më shumë kohë për t’i përmbushur kriteret edhe për t’i mbyllur kapitujt.

    Ky është kapitulli i parë nga 33 në përgjithësi që Shqipëria duhet t’i hapë dhe mbyllë për t’u anëtarësuar në BE.

    Presidenca hungareze e BE-së ka thirrur të ashtuquajturën Konferencën Ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë për 15 tetor, ku edhe do të hapet ky kapitull.

    Vendimi për hapjen e kapitullit të parë në negociatat me Shqipërinë shënon edhe ndarjen e paketës në të cilën joformalisht ishin së bashku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

    Për disa vite me radhë njëri nga këto shtete është mbajtur peng edhe nëse i kishte përmbushur kushtet duke pritur vendin tjetër t’i plotësonte kushtet.

    Por, tani Shqipëria do të vazhdojë drejt BE-së ndaras nga Maqedonia e Veriut, rruga e të cilës vazhdon të jetë e bllokuar.

    Formalisht procesi i zgjerimit është një proces i bazuar në meritat individuale të vendeve kandidate në përmbushjen e kushteve, por nga aspekti politikë, nganjëherë, në BE duan që më shumë vende të avancojnë në të njëjtën kohë.

    Vendet anëtare në BE nuk kanë arritur pajtim për hapjen e kapitujve të parë me Maqedoninë e Veriut, pasi Qeveria e re e këtij vendi nuk ka lëvizur drejt përmbushjes së kushtit lidhur me marrëdhëniet e saj me Bullgarinë, një vend anëtarë i bllokut, i cili ka disa çështje të hapura me Maqedoninë e Veriut.

    Maqedonia e Veriut duhet ta ndryshojë Kushtetutën e vet për ta futur në të pakicën bullgare si popull shtetformues.

    Pasi së shpejti në Bullgari pritet të zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme, diplomatët në BE janë të mendimit se nuk ka shumë mundësi që Bullgaria të heqë dorë nga kundërshtimi i saj.

    Në BE thonë se Shqipëria tani ka gjasa të mëdha të lëvizë përpara dhe në dhjetor mund të hapë edhe disa kapituj. /REL

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale një foto me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, nga selia e BE...
    Bota/Rajoni26 Shtator 2024
    Policia e Tiranës, ka bërë publike detaje të reja nga arrestimi i Edison Elezaj, djalin e biznesmenit Hajri Elezaj (Pronar i ujit...
    Bota/Rajoni26 Shtator 2024
    Një aksident me fatalitet është regjistruar mbrëmjen e 25 shtatorit në Vlorë. Siç bën të ditur policia, vetura ka përplasur për vdekje...
    Të tjera
    Lajme26 Shtator 2024
    Qendra e Studentëve ka publikuar rezultatet e studentëve të pranuar në konvikte dhe menze për vitin akademik 2024-2025. Rezultatet mund t’i gjeni...
    Lajme26 Shtator 2024
    Mbrëmë u raportua se ShBA-ja i ka anuluar trajnimet për Policinë e Kosovës. Krejt kjo u tha se vjen si pasojë e...
    Vip26 Shtator 2024
    E ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, moderatorja e njohur dhe ish-banorja e shtëpisë së BBV2, Kiara Tito,...
    Sport26 Shtator 2024
    Paulo Fonseca ka kërkuar nga skuadra e tij e Milanit të harrojë fitoren ndaj Interit në Derby della Madonnina të dielën, pasi...
    Lajme26 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar masakrën në Abri të Drenasit në 26-vjetorin e saj, ku u vranë 23 anëtarë të...
    Lajme26 Shtator 2024
    Në 26-vjetorin e Masakrës së Abrisë së Epërme, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.