×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëria blen 1 ton ar

    FrontOnline
    20 Maj 2020

    Banka e Shqipërisë ka diversifikuar rezervën valutore të vendit duke riinvestuar një pjesë të saj në ar gjatë vitit 2019. Banka e Shqipërisë gjatë vitit që shkoi mori vendim për blerjen e shumës 94 lingota ar (37.600 onz ose rreth 1.05 ton ar). Blerjet për shumën e miratuar të arit monetar u realizuan gradualisht gjatë periudhës qershor – dhjetor 2019.

    Gjatë vitit 2019, rezerva valutore bruto, e vlerësuar dhe e raportuar në monedhën euro, është ulur me rreth 36.21 milionë euro, duke regjistruar në fund të muajit dhjetor vlerën 3.359.70 milionë euro, ku përfshihet edhe ari monetar, në një shumë prej 119.34 milionë eurosh ose 3,6% e totalit.

    Në fund të vitit 2019 përbërja sipas monedhave e rezervës valutore bruto ishte: USD 20,0%, euro 65,1%, GBP 2,6%, JPY 2,4%; AUD 1,4%; SDR 3,3%; AR 3,6%; RMB 1,8%.

    Viti 2019 është karakterizuar sërish nga një luhatshmëri e lartë e nivelit të rezervave të tepërta të bankave të nivelit të dytë pranë Bankës së Shqipërisë. Faktorët kryesorë që kanë ndikuar rezervën bruto paraqiten të grupuara si më poshtë:

    1- Veprimet e lidhura me aktivitetin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë kanë pasur ndikim negativ në shumën 324.23 milionë eurosh, sipas zërave të mëposhtëm:

    – Hyrje neto nga lëvrimi i huave të dhëna 176.60 milionë euro; transferimi përfshin shërbimin e borxhit 500.83 milionë euro.

    2- Veprimet e bankave të nivelit të dytë dhe subjekteve të tjera kanë pasur ndikim pozitiv në shumën 65.48 milionë euro, sipas zërave të mëposhtëm:

    – Derdhje nga bankat e nivelit të dytë në llogarinë e tyre pranë Bankës së Shqipërisë për plotësimin e rezervës së detyrueshme për veprime që lidhen me kapitalin etj. 1.944.16 milionë euro;

    – Transferimi 1.883.34 milionë euro;

    – Hyrje neto për llogari të subjekteve të tjera (ASD etj.) 4.66 milionë euro.

    3- Veprimet e Bankës së Shqipërisë kanë pasur ndikim pozitiv në shumën 184.77 milionë euro, sipas zërave të mëposhtëm:

    – Blerje e valutës nga bankat e nivelit të dytë dhe institucione të tjera 157.08 milionë euro:

    – Nga bankat e nivelit të dytë 154.60 milionë euro;

    – Nga institucione të tjera (në neto) 2.48 milionë euro.

    – Hyrje nga interesa, kuponë etj. (të llogaritura në bazë cash-i) të krijuara nga investimi i rezervës valutore llogariten në 32.51 milionë euro;

    – Shlyerja e detyrimeve të mbetura të Bankës së Shqipërisë ndaj FMN-së 0.27 milion euro;

    – Transferimi 4.55 milionë euro.

    4- Faktorët e tregut kanë pasur ndikim pozitiv në shumën 37.77 milionë euro, sipas zërave të mëposhtëm:

    – Luhatjet në kursin e këmbimit të monedhave në përbërje të rezervës valutore kanë ndikuar pozitivisht vlerën e rezervës bruto të raportuar në euro me 37.46 milionë euro;

    – Efekti i rivlerësimit për portofolin, si rrjedhojë e luhatjes së normave të interesit, llogaritet në një vlerë lehtësisht pozitive 0.31 milion euro. / Monitor

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.