×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëri-Itali, dakordësi për rritjen e bashkëpunimit gjyqësor

    FrontOnline
    03 Tetor 2024

    Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, si dhe homologu i tij italian, Carlo Nordio, në një deklaratë të përbashkët të shpërndarë në media, bënë të ditur se kishin rënë dakord të bashkërendojnë përpjekjet në disa fusha, mes të cilave edhe hapjes rrugë transferimit të të dënuarve në vendet e tyre të origjinës, për të zbatuar konkretisht parashikimet e Konventës së Strasburgut.

    Sipas deklaratës, palët ranë dakord të zhvillojnë bashkëpunimin në fushën e legjislacionit, të bashkëpunimit gjyqësor, të funksionimit të institucioneve gjyqësore, të mbikëqyrjes së profesioneve të lira, të ekzekutimit të dënimeve, të administrimit të burgjeve dhe në trajnimin e personelit të burgjeve.

    Deklarata e përbashkët:

    Ne, Ministri i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë dhe Ministri i Drejtësisë i Republikës së Italisë, u takuam sot në Tiranë në kuadrin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe.

    Në bisedimet tona njohëm rëndësinë e aktiviteteve të përbashkëta të nisura tashmë nga administratat përkatëse në bazë të marrëveshjeve ekzistuese të lidhura më parë.

    Gjithashtu vendosëm që të zhvillojmë bashkëpunimin në fushën e legjislacionit, të bashkëpunimit gjyqësor, të funksionimit të institucioneve gjyqësore, të mbikëqyrjes së profesioneve të lira, të ekzekutimit të dënimeve, të administrimit të burgjeve dhe në trajnimin e personelit të burgjeve.

    Në këtë drejtim kemi rënë dakord që të bashkërendojmë çdo përpjekje për:

    a) forcimin dhe përmirësimin e mundshëm të mjeteve të bashkëpunimit gjyqësor;

    b) zbatimin e protokolleve operative që rrjedhin nga zbatimi i konventave ndërkombëtare dhe të Bashkimit Evropian;

    c) shkëmbimin e përvojës në hartimin e akteve ligjore dhe nënligjore, në lidhje me veprimtarinë që është në kompetencën e tyre, të nevojshëm për të siguruar funksionimin dhe efikasitetin e sistemeve gjyqësore në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe të organizatave ndërkombëtare, ku marrin pjesë të dyja vendet.

    Në kuadrin e parashikimeve të bëra në Memorandumin e Mirëkuptimit të muajit dhjetor 2017, vendosëm t’i japim përparësi ndihmës juridike të ndërsjellë në luftën kundër krimit të organizuar transnacional dhe terrorizmit ndërkombëtar; kundër pastrimit të kapitaleve të paligjshme; në luftën kundër trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore dhe të drogës.

    Në sektorin e burgjeve, mirëpritëm rifillimin e transferimeve të personave të dënuar, me një kontingjent të dënuarish me kombësi shqiptare në institucionet italiane të vuajtjes së dënimit, të kthyer në Shqipëri, me shpresën e rritjes së numrit të tyre në të ardhmen.

    Ramë dakord gjithashtu, që administratat përkatëse të burgjeve, të vazhdojnë e t’i japin rrugë transferimit të të dënuarve në vendet e tyre të origjinës, për të zbatuar konkretisht parashikimet e Konventës së Strasburgut të vitit 1983, të Marrëveshjes dypalëshe të Mirëkuptimit, nënshkruar në Romë më 23 prill 2002, dhe të Protokollit dypalësh të Mirëkuptimit, nënshkruar në Tiranë më 15 shkurt 2017.

    Me qëllimin, për të nxitur rritjen e efikasitetit në lidhje me pikat e mësipërme, ramë dakord që të organizohen, me ndihmën dhe pjesëmarrjen e magjistratit ndërlidhës italian, takime periodike ndërmjet zyrave kompetente të administratave tona përkatëse, përgjegjëse për bashkëpunimin gjyqësor, ku të shqyrtohen raste konkrete, situata komplekse dhe çështje interpretuese që dalin edhe pas çdo ndryshimi ligjor në nivel kombëtar.

    Së fundi, ramë dakord për mundësinë e përditësimit dhe integrimit të Memorandumit dypalësh të Mirëkuptimit të vitit 2017 dhe për të nisur negociatat në lidhje me temat e mëposhtme:

    Formalizimi i parimit procedural ‘Ne bis in idem’ në bashkëpunimin tonë;

    Paraqitja e një instrumenti për njohjen reciproke të masave kufizuese të lirive personale, të ngjashëm me urdhër-arrestin evropian, i cili mund të zëvendësonte atë tradicional të ekstradimit./ATSh

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Tetor 2024
    Kryetari i BDI-së e ka vazhduar përplasjen verbale me Qeverinë në lidhje me kërkesën e tij për veting. Ahmeti tha se BDI...
    Bota/Rajoni03 Tetor 2024
    Një 36-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht pasi u kap nga Policia Kufitare e Morinës duke duke tentuar të fusë në Shqipëri...
    Bota/Rajoni03 Tetor 2024
    Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Ilir Proda, është prezantuar sot nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha. Proda u...
    Të tjera
    Lajme03 Tetor 2024
    Në seancën e së enjtes, në Gjykatën Themelore në Prishtinë është deklaruar i pafajshëm sërish i akuzuari për krime lufte, Sladan Trajkoviq....
    Lajme03 Tetor 2024
    Në seancë të mbyllur ka përfunduar dëshminë deshmitari i 95-të në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit....
    Lajme03 Tetor 2024
    Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka njoftuar se Ibadete Mehmeti i është bashkuar kësaj partie. Azemi ka...
    Sport03 Tetor 2024
    Ermir Lenjani nuk do të jetë më pjesë e Kombëtares shqiptare. 35 vjeçari nga Kamenica e pati një periudhë përrallore me Kuqezinjtë,...
    Vip03 Tetor 2024
    Genta Ismajli ka kohë që nuk është edhe shumë aktive në muzikë. Por me komente për kolegët e saj ajo vazhdimisht qëndron...
    Lajme03 Tetor 2024
    Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli është deklaruar mbi zhvillimin që ky subjekt në zgjedhjet e 9 shkurtit të hyjë në garë si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.