×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëri, gjykata anulon ndërtimin e 4 hidrocentraleve në lumin Shushica, nëndegë e Vjosës

    FrontOnline
    11 Dhjetor 2024

    Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë vendosi të mërkurën shfuqizimin e akteve administrative lidhur me planifikimin e ndërtimit të katër hidrocentraleve mbi lumin “Shushica”, nëndegë e lumit Vjosa, shpallur Park Kombëtar në mars të vitit 2023.

    Vendimi erdhi pas padisë së 28 banorëve të fshatit Brataj të Vlorës dhe dy shoqatave mjedisore, “EcoAlbania” dhe “Impetus”, që kundërshtonin ndërtimin e hidrocentraleve.

    Sipas padisë banorët kundërshtonin Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis të kryer nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, dhe kontratën dhe lejen mjedisore për projektin e ndërtimit të HEC-ve, miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në përfitim të shoqërisë “Shushica Hydropower” .

    Projekti i hidrocentraleve parashikonte përdorimin e ujërave të lumit Shushica për 35 vjet për prodhim energjie.

    “Pas gati 3 vitesh, u shpërblye puna dhe dedikimi ynë si ekip i fushatës për mbrojtjen e Vjosës dhe avokatëve, në përpjekjen e vazhdueshme për të mbrojtur Vjosën dhe degët e saj nga projektet shkatërruese, tha Besjana Guri, përfaqësuese e “EcoAlbania”.

    “Besojmë se autoritet do të reflektojnë pas këtij vendimi, i cili vjen në kohën kur Vjosa është shpallur Park Kombëtar, duke e mos apeluar atë” , shtoi ajo.

    Organizata “EcoAlbania” tha përmes një deklarate se kjo është një fitore e rëndësishme për Shushicën dhe për Vjosën, por edhe per jurisprudencën Shqiptare.

    Sipas “EcoAlbania “, vendimi nga pikpamja e praktikës gjyqësore është një hap cilësor përpara sepse i hap rrugë mundësisë që një kontratë administrative të mund të kundërshtohet gjyqësisht nga publiku, pa qenë palë kontraktore”.

    Ndërkohë një tjetër padi lidhur me shfrytëzimin e lumit “Shushica” në dëm të banorëve të zonës po shqyrtohet në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Lushnjë.

    Komuniteti i banorëve dhe organizatat mjedisore kundërshtojnë projektin e ujësjellësit të Himarës, që parashikon devijimin e burimit kryesor të lumit Shushica për të furnizuar këtë bashki.

    Komiteti i Konventës së Bernës, pak ditë më pare, në takimin vjetor në Strasburg, e përshëndeti qeverinë shqiptare “për pezullimin e punës në projektin e furnizimit me ujë në bashkinë e Himarës, duke ndjekur udhëzimet e ofruara nga eksperti i Organizatës Botërore për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), dhe për të përfshirë komunitetet lokale në diskutime dhe procese vendimmarrëse”. /VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Në Venezuelë, sot u mbajt inaugurimi i presidentit të ri/të vjetër Nicolas Maduro dhe në listën e të ftuarve ndërkombëtarë ishte edhe...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë duke qarkulluar në Shqipëri, por ende nuk ka...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Ish-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja pranë Departamentit amerikan të Thesarit, John Smith tha të premten se ndryshimet në...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...
    Vip10 Janar 2025
    Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa thotë se është larguar nga Los Anxhelosi dhe është mirë dhe e sigurt. Kjo deklaratë e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.