×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëri, arrestohen dy polakë për shitje dhe prodhim të drogës

    FrontOnline
    22 Shtator 2024

    Policia në Shqipëri ka bërë të ditur se është duke vazhduar megaoperacioni policor në Sarandë  i koduar “Tempulli 3.

    Në njoftim thuhet se janë arrestuar dy shtetas polakë që shisnin drogë sintetike metamfetaminë, si dhe ishte sekuestruar një sasi lënde narkotike metamfetaminë në formën e kristaleve.

    Së bashku me lëndën narkotike, në ambientet ku këta shtetas qëndronin u gjetën dhe u sekuestruan 4 aparate celulare, 4 fishekë dhe 4 targa të huaja automjetesh.

    “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar ‘Tempulli’, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ‘Tempulli 3’, si rezultat i të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit polakë G. O., 38 vjeç dhe S. P., 47 vjeç”.

    “Gjatë kontrollit në ambientet e një hoteli ne Sarandë, me administrator shtetasin G. O. konkretisht në dhomën ku qëndronte vetë shtetasi G. O së bashku me shtetasin S. P., shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike të dyshuar metamfetaminë në formën e kristaleve, të cilat dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i posedonin me qëllim shitjen, kryeshisht në lokalet e natës, në qytetin e Sarandës”.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Forcat izraelite kanë mbyllur zyrat e Al Jazeera në Bregun Perëndimor gjatë një transmetimi live. Marrëdhëniet mes Izraelit dhe rrjetit mediatik janë...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Ligjet ekzistuese që mbrojnë lirinë e fjalës në internet po vihen në pikëpyetje nga i gjithë spektri politik të Shteteve të Bashkuara....
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Ministria e Shëndetësisë së Hamasit njoftoi sot se 41,431 persona kanë humbur jetën në Rripin e Gazës, që nga fillimi i luftës...
    Të tjera
    Lajme22 Shtator 2024
    Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza ka përkujtuar në 26-vjetorin e rënies, Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin. Hamza gjatë ditës së sotme, bëri homazhe...
    Sport22 Shtator 2024
    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij në duel me...
    Lajme22 Shtator 2024
    Ganimete Musliu thotë se votimi i Gjykatës Speciale në vitin 2015 ka qenë dita më e rëndë e saj si deputete në...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete të shtunën pranë një përroi në fshatin Bërsnik të Elbasanit. Policia bën me dije se...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 4.5 shkallë të Rihterit ka goditur sot Bosnje e Hercegovinën, derisa dridhjet janë ndjerë edhe në...
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 26-vjetorin e rënies së tyre. Kurti është shprehur se ‘jeta e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.