×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqetësuese/34 raste të ‘Tentim-vrasjeve’ në Kosovë vetëm gjatë këtij viti

    FrontOnline
    25 Maj 2024

    Rastet e vrasjeve në tentativë, plagosjeve e përleshjeve mes qytetarëve po ndodhin në masë të madhe kohëve të fundit.

    Raste të tilla vetëm brenda dy ditëve ndodhën gjatë kësaj jave, njëri rast në Pejë e tjetri në Prizren, ku pas përleshjeve quan në plagosje të gjashtë personave.

    Shqetësuese janë raportet e policisë për vrasje në tetnativë vetëm gjatë katër mujorëshit të parë për vitin 2024.

    Policia e Kosovës tregon për Front Online se gjatë periudhës kohore janar-prill 2024 numri i rasteve të raportuara nga vepra penale ‘Vrasje në tentativë” është 34.

    Për njohësit e çështjeve të sigurisë dhe anëtarin e Komisioni për Siguri kjo shifër është shumë shqetësuese për shoqërinë tonë. Por sipas tyre, po ndodhin për shkak se ekziston një numër enorm i armëve në duart e qytetarëve.

    Berisha: Dhuna vjen si pasojë e keqqeverisjes, shkaktuan ambient të pashpresë në Kosovë

    Hisen Berisha, anëtar i Komiison për Siguri thotë për Front Online se kjo dhunë vjen si pasojë e keqqeverisjes për shkak të një ambienti të pashpresë që ka krijuar tek qytetarët e këtij vendi.

    “E tëra kjo dhunë vjen si pasojë e gjendjes së krijuar nga keqeverisja e vendit, dhe nuk është faj i organeve ligjzbatuese, sa është faji i ambientit të pashpresë, që ka krijuar qeveria e Kosovës sepse për 10 vite sa ishte në opozitë, mbolli dëshpërim, urrejtje, përqarje e pasiguri dhe tani kur erdhi në qeverisje, pos dëshpërimit e pasigurisë, krijoi edhe një situatë të keqe ekonomike. Kjo krizë ekonomike pastaj gjeneron ambient për kriza të karakterit socio-ekonomik e psikologjik. Po reflekton te qytetarët me konflikte pa mundësi t’i zgjidhin këto probleme ndryshe, pos me dhunë, si në familje ashtu edhe në shoqëri”, tha ai.

    Për Berishën, organet e drejtësisë duhet t’i rrisin kapacitetet, bashkë me ato të rendit dhe sigurisë, për t’i luftuar këto fenomene.“Organet e drejtësisë duhet t’i rrisin kapacitetet, bashkë me ato të rendit dhe sigurisë, për t’i luftuar këto fenomene, për të cilat është i shqetësuar mbarë populli”.

    Islami: Në Kosovë ekziston një numër enorm i armëve në duartë e qytetarëve

    Avni Islami, njohës i sigurisë thotë se rritja e numrit të vrasjeve, plagosjeve duhet të na brengos si shoqëri e të jetë alarm për institucionet.

    “Rritja e numrit të vrasjeve e plagosjeve është një sinjal jo i mirë se shoqëria po kalon në një fazë ku njerëzit përmes armëve po përpiqen që t’i zgjidhin problemet e veta, kjo duhet të na brengos si shoqëri e në veçanti institucionet që do duhej të jenë një alarm se në Kosovë ekziston një numër enorm i armëve tek njerëzit e papërgjegjshëm”, theksoi Islami.

    Për njohësin e sigurisë, institucionet qeveritare do duhej përveç masave sensibilzuese, të merrnin edhe masa më represive për armët.

    “Përveç masave sensibilizuese që duhet të bëhet përmes organizatave jo-qeveritare, institucionet do duhej që me masa më represive të veprojnë duke i identifikuar e konfiskuar të gjithë ata që mbajnë armë pa leje e sidomos armë të gjata e luftarake që përdorën vetëm në luftë. Ky mund të jetë një element për ta zvogëluar numrin e plagosjeve”, tha Islami në Front Online.

    Sociologu Selishta: Duhet vetëdijësim i shoqërisë, por edhe ekonomia ndikon

    Sociologu Bekim Selishta thotë për Front Online duhet një vetëdijësim më i lartë i shoqërisë se problemet nuk duhet të zgjidhen

    “Tek ne duhet të jetë një vetëdijesim më i lartë i shoqërisë, ne jemi mësuar gjithçka të bëjmë me shantazhe dhe jo punë të sinqerta dhe mandej gjithçka na duket normale nëse fillojmë edhe këto probleme me i bërë se mendojmë që tejkalohen”, tha Selishta.

    Poashtu, sociologu apeluar që në shkolla fillore dhe të mesme duhet të ngrihet vetëdija përmes lëndëve shoqërore.

    “Diçka më serioze që duhet të trajtohet në shoqërinë tonë është që emisionet edukativo arsimor të ketë më shumë jo vazhdimisht seriale e probleme politike e të harrohen problemet e tjera. Problemet ekonomike ndikojnë. Në shkolla fillore dhe të mesme duhet të ngrihet vetëdija që të mesohen me lënda shoqërore që problemet kanë mundësi të zgjidhen edhe me dialog jo veç me vrasje e dhunë “, tha Selishta për Front Online.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.