Një avion holandez, që po fluturonte drejt Amsterdamit ka dalë jashtë pistës pas një uljeje emergjente në Aeroportin Torp Sandefjord në Norvegji.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, kur një Boeing 737-800 i KLM-së përjetoi një defekt hidraulik pak pas ngritjes nga Aeroporti i Oslo-s, duke e detyruar ekuipazhin të devijonte fluturimin për në Aeroportin Sandefjord,
Fluturimi po transportonte 176 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.
Pas uljes së sigurt në Aeroportin Sandefjord, rreth 110 kilometra në jug të Oslo-s, avioni ka devijuar nga pista dhe është ndaluar në barin e butë, duke u bërë objekt i shumtë i videove që po shpërndahen gjerësisht në mediat sociale.
Megjithatë, askush nuk është raportuar të ketë pasur lëndime.