×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shpërthim vdekjeprurës në një bazë ushtarake në Irak

    FrontOnline
    20 Prill 2024

    Një person është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi në një bazë ushtarake në Irak, ku janë të stacionuar grupe të armatosura pro Iranit.

    Detajet e plota mbeten të paqarta për shpërthimin që goditi bazën Kalsu në provincën Babilon, në jug të Bagdadit, ku gjenden edhe ushtria e rregullt, policia dhe anëtarët e Forcave të Mobilizimit Popullor të Irakut ose Hashed al-Shaabi.

    Shpërthimi ndodhi disa ditë pasi Irani kreu një sulm të paprecedent ndaj Izraelit, me qindra dronë dhe raketa. Po ashtu ndodhi pas një sulmi në Iran, që raportohet se u krye nga Izraeli më 19 prill.

    Forcat irakiane të sigurisë thanë se “shpërthim dhe zjarr” goditi bazën Kalsu, në orët e para të së shtunës, duke vrarë një person dhe duke plagosur tetë të tjerë.

    Komanda e mbrojtjes ajrore nuk ka raportuar për “dronë apo avionë luftarakë në hapësirën ajrore në provincën Babilon para apo gjatë shpërthimit”, u tha në njoftim.

    Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë.

    Pak pas shpërthimit, ushtria amerikane tha se forcat e saj nuk qëndrojnë prapa sulmeve në Irak.

    Ndërkaq, ushtria izraelite tha se nuk komenton “informacione të publikuara në media të huaja”.

    Grupi Hashed al-Shaabi tha se shpërthimi ka shkaktuar viktima, por pa dhënë një numër të saktë të tyre.

    Ndërkaq, një zyrtar ushtarak irakian, që foli në kushte anonimiteti, tha se shpërthimi goditi “depo ku ruheshin pajisje”.

    Grupi Hashed al-Shaabi është pjesë integrale e aparatit të sigurisë së Irakut dhe funksionon nën autoritetin e kryeministrit.

    Ky grup mbledh rreth vetes fraksione të armatosura pro-iraniane, disa prej të cilave kanë kryer disa sulme në Irak dhe Siri kundër forcave amerikane.

    Ky grup u zotua se kushdo që qëndron prapa sulmit do të ndëshkohet./REL/

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Aeroporti Costa Smeralda i Olbias në Itali u mbyll pasi një avion i vogël përfundoi jashtë pistës. Sipas asaj që raportojnë mediat...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë tjetër të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Ministri i ri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka falënderuar Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.