Zjarrfikësit kanë luftuar me flakët që shpërthyen në orët e hershme të së shtunës brenda katedrales së qytetit perëndimor francez, Nantes.
Lajmin për këtë zjarr e bëri të ditur shërbimi zyrtar i zjarrfikësve përmes llogarisë në Twitter.
Në pamjet e publikuara në televizione shihej duke dalë tym nga objekti i ndërtuar në shekullin e pesëmbëdhjetë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Ende nuk dihet saktësisht shkalla e dëmit të shkaktuar nga ky zjarr.
Ky zjarr ndodhi pak më shumë se një vit pasi një zjarr i madh e kishte kapluar katedralen Notre Dame në Paris, me ç’rast ishte shkatërruar një pjesë e madhe e ndërtesës fetare.