×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthen një granatë dore në Zubin Potok, dëmtohet një lokal dhe dy vetura

    FrontOnline
    29 Qershor 2024

    Një granatë dore dyshohet se ka shpërthyer në Zubin Potok, ku si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në një lokal dhe janë dëmtuar dy vetura që kanë qenë të parkuara aty.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, shkruan Front Online.

    Tutje, policia njofton se nuk raportohet për persona të lënduar ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

    “SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Rr. Arsenije Cernojevic, Zubin Potok 28.06.2024 – 01:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (dyshohet granatë dore) në afërsi të lokalit të tij. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në lokal, si dhe janë dëmtuar dy vetura të cilat kanë qenë të parkuara aty. Nuk raportohet për të lënduar, rasti nën hetime”, thuhet në raport të policisë.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lajme01 Korrik 2024
    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllimet e tij me rastin e vdekjes së shkrimtarit, Ismail Kadaresë. Krasniqi...
    Lajme01 Korrik 2024
    Një ngjarje e trishtë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Podujevë, ku dy gra janë arrestuar nën dyshimet se janë përfshirë...
    Lajme01 Korrik 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bëtë të ditur se i është drejtuar me një letër ministres serbe të drejtësisë, Maja Popoviç....
    Të tjera
    Lajme01 Korrik 2024
    Profesori universitar Ibrahim Gashi thotë për “Front Online” se Kosova ka numër të konsiderueshëm të misioneve diplomatike por që duhet të fokusohet...
    Lajme01 Korrik 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka ngushëlluar mbarë popullin shqiptar për humbjen e poetit, Ismail Kadare. Përmes një postimi në Facebook, Bislimi...
    Lajme01 Korrik 2024
    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar për vdekjen e emblemës së letërsisë, Ismail Kadaresë. Haradinaj thotë se...
    Lajme01 Korrik 2024
    Agjencia e Menaxhimit Emergjent bashkë me ministrinë e Punëve të Brendshme iu ka drejtuar qytetarëve për aktivizim në parandalimin e zjarrvënieve në...
    Bota/Rajoni01 Korrik 2024
    Shumë shpejt pasi presidenti bullgar, Rumen Radev, i kërkoi të hënën koalicionit të qendrës së djathtë, GERB-SDS, ta formojë Qeverinë e re,...
    Lajme01 Korrik 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar të gjithë regjistruesit e angazhuar në procesin e regjistrimit të popullsisë se ka formuar një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.