Një bombë ka shpërthyer sonte rreth orës 20:00 në oborrin e policit me inicialet D.N. në Leposaviq, ndërsa përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Sipas këtyre burimeve, dyshohet se polici, shtëpia e të cilit u sulmua, është dëshmitar i mbrojtur në rastin e grupit më të madh të policëve të arrestuar në maj të vitit të kaluar.
KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut, por pa sukses.