×
  • Vip
  • Vip

    Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara

    FrontOnline
    25 Maj 2024

    Eliminimi i Meriton Mjekiqit nga gara për çmimin e madh të 100 mijë eurove ka shkaktuar një valë pakënaqësie të madhe ndër fansat dhe ndjekësit e spektaklit.

    Mes pesë finalistëve, Mjekiqi është ai që nuk arriti të marrë mbështetjen e duhur nga publiku, duke u detyruar të përfundojë rrugëtimin e tij në kërkim të fitores.

    Vendimi për eliminimin e Meritonit erdhi si një shok për shumë, sidomos pasi ai konsistentisht është shfaqur si favorit në sondazhet e ndryshme të televotimit që zhvillohen në rrjetet sociale.

    Foto: Screenshot/youTube

    Ai ishte një nga konkurrentët më të përfolur dhe duket se kishte fituar zemrat e një numri të konsiderueshëm të ndjekësve.

    Pas lajmit të eliminimit të tij, fansat e zhgënjyer kanë shpërthyer në komente negative, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj produksionit të spektaklit.

    Të akuzuar për manipulim të votave ose për vendime që nuk përfaqësojnë dëshirën e publikut, produksioni u gjend përballë një valë komentesh në rrjetet sociale.

    Në postimin zyrtar në llogarinë e spektaklit, ku bëhej e ditur largimi i Meritonit, komentet e pakënaqura filluan të grumbullohen me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

    Vetëm në më pak se 5 minuta, u regjistruan mbi 2000 komente negative, një tregues i qartë i mospajtimit të ndjekësve me vendimin final. /Telegrafi/

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Vip26 Korrik 2024
    Në festivalin e madh “Sunny Hill” që u mbajt në Prishtinë, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, përjetoi një incident të...
    Vip26 Korrik 2024
    Ditën e sotme ishte puntata e fundit e këtij sezoni të “Shqipëria live”. Emisioni është mbyllur me një njoftim nga moderatorja Erjona...
    Vip26 Korrik 2024
    Mozzik dhe Lotina nuk po i ndahen më njëri tjetrit. Është bukuroshja zeshkane ajo e cila i ka bërë një dedikim special...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.