Kryeqyteti i Kosovës është vërshuar ditëve të fundit nga mushkonjat si pasojë e valës së nxehtë të ajrit në rajon.
E kjo ka bërë që kryetari Shpend Ahmeti të fillojë nesër me fazën shtesë të dezinsektimit hapësinor në Prishtinë.
“Këto ditë jemi ballafaquar me një vërshim të mushkonjave që kanë ardhur me valën e nxehtë të ajrit në gjithë regjionin. Prej nesër, çdo mbrëmje nga ora 19:30, për gjashtë ditë rresht, do të trajtohen hapësirat e lagjeve të ndryshme në qytet dhe zonat rurale. Ju faleminderit paraprakisht për bashkëpunimin”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.