×
  • Lajme
  • Lajme

    Shoqëria Civile: Mungon transparenca në procesin e dialogut

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Organizatat e shoqërisë civile kanë themeluar një platformë të përbashkët për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

    Përmes një deklarate të përbashkët, shoqëria civile thotë se përkundër rifillimit të dialogut ky proces është duke u karakterizuar me mungesë të transparencës.“Përkundër rifillimit të këtij procesi nën një mandat të ri të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, dhe me përfshirjen direkte të SHBA-ve, mungesa e transparencës, llogaridhënies dhe konsensusit politik vazhdon të karakterizojë të njëjtin”, thuhet në deklaratë.

    Anëtarët e kësaj Platforme synojnë të kontribuojnë në proces mbi bazën e ekspertizës së tyre por duke mos u bërë pjesë e ekipeve politike në kuadër të dialogut.

    “Duke synuar paanshmëri në proces, anëtarët e kësaj Platforme kanë për qëllim të kontribuojnë në proces, me anë të veprimeve të përbashkëta, mbi bazën e ekspertizës së tyre, por duke mos u bërë pjesë e ekipeve politike në kuadër të dialogut. Anëtarët nënshkrues synojnë të promovojnë një dialog publik të strukturuar dhe konstruktiv lidhur me procesin e dialogut dhe temat që ndërlidhen me të. Përbrenda funksionimit të Platformës, ato synojnë afrimin dhe njoftimin e qytetarit me procesin e dialogut, duke avokuar për pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve e palëve të tjera të interesit në këtë proces me akterë të brendshëm dhe ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën e përbashkët të shoqërisë civile.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se pati diskutime përmbajtësore dhe vullnet të përbashkët për bashkëpunim të thelluar me homologun e...
    Lajme15 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.Gj, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka...
    Lajme15 Korrik 2025
    Korporata Energjetike e Kosovës, përmes një komunikate ka njoftuar se vazhdon të sigurojë stabilitet energjetik për vendin. Në njoftim thuhet se, gjatë...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Ka vdekur edhe personi i dytë nga aksidenti që ndodhi më 9 korrik në Nabërgjan të Pejës. Ai është Mehmet Kelmendi, i...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që të kryejë goditje të drejtpërdrejta në territorin...
    Lajme15 Korrik 2025
    Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të 20-vjeçarit nga Rahoveci, Anid Samir Hoxha. Latifi ka bërë të...
    Lajme15 Korrik 2025
    Ruzhdi Kurtishaj, pronari i Sharr Travel, kompanisë më të madhe turistike në Kosovë, ka ngritur një alarm serioz për atë që po...
    Lajme15 Korrik 2025
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku është shprehur se Kosova është shumë më e madhe sesa egoja e Albin Kurtit dhe...
    Lajme15 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media pas takimit me presidentin letonez, është pyetur për raportin e Kosovës me...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.