Fëmija 5 vjeçar me inicialet M.G., është goditur për vdekje nga një veturë dje në Lubizhdë të Hasit.
Personi që po voziste veturën, e cila u përfshi në aksidentin me fatalitet është 17 vjeç.
Lajmin për moshën e shoferit të veturës e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Shkaqet që çuan deri te aksidenti me fatalitet nuk dihen akoma, ndërsa 17 vjeçari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Policia e Kosovës vazhdimisht apleon te të gjithë qytetarët që t’i respektojnë të gjitha rregullat e trafikut.