×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkuan për t’u takuar, ministri Zemaj i përzë dhe i quan "rrugaçë" inspektorët Shëndetësorë

    FrontOnline
    19 Tetor 2020

    Një incident ka ndodhur sot në Ministrinë e Shëndetësisë ndërmjet ministrit Armend Zemaj dhe inspektorëve shëndetësorë.Punëtorët e Inspektoratit Shëndetësorë shkuan sot në MSH për t’u takuar me ministrin Zemaj për t’ia adresuar pakënaqësinë e tyre për mos përfshirje në pakon e Qeverisë për pagesën shtesë prej 300 eurove, por sipas tyre, u përzunë nga Zemaj e madje njërin prej tyre e kapi për krahu.

    Grupi prej rreth 12 inspektorëve kanë deklaruar për Gazetën se sot vendosën ta takojnë ministrin pasi kërkesën e tyre të adresuar me shkrim para disa ditësh, si dhe një takim që kishin pasur me shefin e kabinetit Bersant Beka, nuk kishin marr asnjë përgjigje.

    “Sot vendosëm t’i drejtohemi me një takim ministrit Zemaj për ta informuar drejtpërsëdrejti me situatën, i cili nuk gjeti mirëkuptim për këtë duke iu drejtuar të gjithë inspektorëve si ‘rrugaçë’ që doni të shantazhoni, dhe pastaj duke kapur për krahu përfaqësuesin tonë të zgjedhur dhe duke i kërcënuar dy përfaqësuesit B.V. dhe N.K. se sot do t’iu jepen vendimet për lagim nga puna. Poashtu urdhëroi të lëshojmë të gjithë objektin e ministrisë për 2 minuta”, kanë deklaruar grupi i inspektorëve, shkruan Gazeta Shneta.

    Për këtë arsye inspektorët shëndetësorë kanë deklaruar se punën e tyre nga sot do ta vazhdojnë në zyre, por jo edhe në terren për inspektime, përderisa nuk merret parasyshë kërkesa e tyre nga Qeveria e Kosovës.Inspektorët shëndetësorë për të njëjtën kërkesë i ishin drejtuar Zemajt me shkrim me datën 14 gusht, ndërsa më datën 14 tetor kishin mbajtur edhe një takim me shefin e kabinetit të Zemajt Bersant Beka, por nuk kishin marr asnjë përgjigje nga ta.

    Grupi i inspektorëve kanë deklaruar se gjatë punës së tyre të përdishme gjatë pandemisë kanë qenë të ekspozuar ndaj rrezikut të infeksionit me Covid-19. Ata kanë thënë se nga data 16 mars deri më 13 tetor kanë kryer gjithsej 544 inspektime në institucionet shëndetësore të cilat kanë pasur si qëllim inspektime për Covid-19.

    “Të prekur me Covid-19 në ISH kanë qenë 50 për qind e stafit të cilët janë infektuar gjatë kryerjes së detyrave të punës, por përkundër kësaj ISH nuk është përfshirë në pakon emergjente”, thuhet në deklaratën e tyre.Inspektorët shëndetësor sot kanë marr për detyrë inspektimin e Klinikës Infektive, Klinikës së Pulmologjisë, Mjekimin Intensiv si dhe Spitalin e Vushtrrisë. Kërkesa e tyre është që pagesa shtesë prej 300 euro të bëhet në mënyrë retroaktive.

    Grupi i përbërë nga inspektorët Dr. Fakete Hoxha-Haziri, Dr. Advije Mala, Dr. Ajla Zymber Çeshko, Dr. Bashkim Vatovci, Dr. Diana Shehu-Devaja, Dr. Labinot Zeqiri, Dr. Arbnora Mehmeti, Dr. Nora Kursani-Demjaha, Dr. Nysret Kuleta, Dr. Shemsi Bushi, Dr. Hikmete Blakqori, Dr. Majlinda Jusufi dhe Elvira Shyti-Kasapolli, janë punonjësit e ISH-së të nënshkruar në kërkesën e tyre për përfshirje në pakon emergjente.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin...
    Lajme15 Janar 2025
    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares....
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në takime me qytetarë në lagjen “Kodra e Trimave” dhe “Kalabri”...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.