×
  • Sport
  • Kupa e Botës

    Shkrimtari argjentinas publikon histori të pabesueshme rreth Botëroreve: Një shqiptar e vuri bast gruan e tij dhe e humbi!

    FrontOnline
    20 Nëntor 2022

    Shkrimtari i njohur argjentinas, Luciano Wernicke, ka publikuar së fundmi një libër, ku ka përmbledhur disa histori të çuditshme dhe të pazakonta që lidhen me Kampionatet Botërore ndër vite.

    Në prag të nisjes së Kupës së Botës Katar 2022 ai ka nxjerrë librin me titull: “Tregime të pabesueshme të Kupës së Botës”, i botuar në 20 gjuhë botërore.

    Mes këtyre historive tepër interesante është protagonist edhe një shqiptar. Në vitin e largët 1994, shkruan ai “një shqiptar hyri në një dyqan bastesh dhe vuri bast gruan e tij në një fitore të Argjentinës kundër Bullgarisë. Shqiptari humbi bastin, pasi Argjentina u mposht me rezultatin 2 me 0, si rrjedhojë ai humbi edhe gruan”.

    Wernicke e shikon mbulimin e ngjarjes më të rëndësishme sportive në botë nga “perspektiva të ndryshme”, tha ai në një intervistë për Reuters, pasi “edhe historitë më të vogla përshkruajnë disi se çfarë është pasioni për futbollin.

     

    “Një burrë u hodh në një lumë plot me krokodilë për të marrë biletat për Kupën e Botës 2010. Ndërkohë një lojtar i Uruguait u kthye në fushë menjëherë pasi pësoi një atak në zemër dhe një çift rus u ndanë pasi debatuan se kush ishte lojtari më i mirë, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo”, janë disa nga historitë që përshkruhen në libër.

    Me një kapitull të ri të shtuar për çdo Kupë Botërore, ky është botimi i tretë i librit nga Wernicke dhe ai tashmë po mbledh ide të çuditshme për turneun e ardhshëm të Katarit, i pari që do të mbahet në një vend të Lindjes së Mesme.

    “Ka shumë gjëra interesante, duke filluar me të gjitha këto pretendime për bojkot dhe çështjet e të drejtave të njeriut”, ka thënë Wernicke.

    Kapitulli tjetër i Wernicke mund të frymëzohet nga lajmet e së premtes: Organizmi qeverisës botëror i futbollit FIFA njoftoi se birra alkoolike nuk do të shitet në stadiumet e kombit konservator mysliman./Shqip/

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Sport07 Maj 2024
    Sonte do të mësohet skuadra e parë finaliste e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve. Në “Parc des Princes” do të zhvillohet...
    Sport07 Maj 2024
    Fluminense ka konfirmuar rikthimin e Thiago Silvas. Mbrojtësi 39-vjeç pritet të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me klubin brazilian, prej nga edhe doli...
    Të tjera
    Vip07 Maj 2024
    Sot u mbajt gjysmëfinalja e parë e festivalit të njohur të këngës Eurovision Song Contest, ku nikoqire e edicionit të sivjetmë është...
    Vip07 Maj 2024
    Egla ishte dy herë protagoniste e prime-it të së martës në Big Brother VIP Albania, pas diskutimit që pati më parë me...
    Lajme07 Maj 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet fillimisht të ketë rrebeshe të izoluara, kryesisht...
    Lajme07 Maj 2024
    Analisti politik, Ilir Deda, ka folur mbi raportin e “Reporterëve pa Kufij”, të cilët e renditën Kosovën 19 vende më poshtë në...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Vizita e liderit kinez Xi Jinping në Serbi, aleatin evropian, të martën përkon me një datë simbolike: 25 vjetorin e bombardimit të...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena, por duhet angazhim në mënyrë aktive ndaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.