Në Policinë e Kosovës gjatë ditës së djeshme është raportuar një rast i dyshimtë i dhunës.
Një nxënëse nga Prishtina ka shkuar në shkollë me shenja të dhunës në fytyrë.
Policia e ka intervistuar babain e vajzës dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullte.
Më poshtë raportin e Policisë:
“Prishtinë 18.05.2021 – NN. Është raportuar se nxënësja femër kosovare ka shkuar në shkollë me shenja dhune në fytyrë. Është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar babai i viktimës dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullte”.