×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkollat profesionale me mungesë tekstesh e punë praktike

    FrontOnline
    15 Tetor 2020

    Nxënësit e shkollës profesionale “28 Nëntori” në Prishtinë, njësinë “Rrjetet gjeodezike” po e mësojnë nëpërmjet shënimeve. Në mungesë të teksteve për lëndën e gjeodezisë, profesori Enis Hoda ka marrë disa libra të fakulteteve dhe skripte të përpiluara nga mësimdhënësit për t’u shpjeguar nxënësve.

    Ai tregon se përveç mungesës së teksteve, shkollat profesionale po ballafaqohen edhe me mungesë të kabineteve e pajisjeve për punë praktike.

    “Huazimi ose marrja e temave nga librat universitarë për moshën e nxënësve është mjaft shqetësuese pasi që aty shtjellohen disa tema mjaft të gjera. Tani për tani posedojmë vetëm një instrument gjeodezik, i cili ka ardhur donacion vitin e kaluar nga Komisioni evropian dhe nuk i përmbush të gjitha nevojat e një profesori për zhvillimin e praktikës profesionale”, thotë ai.

    Të njëjtin problem e kanë edhe në shkollën e mesme elektroteknike “Gjin Gazulli”. Mësimdhënësit iu referohen teksteve të fakulteteve dhe përkthejnë materiale nga autorë të huaj. Mësimdhënësja Zade Lahi thotë se në shkollat profesionale është vështirë të punohet jo vetëm pa tekste mësimore, por edhe pa pajisje elektrike dhe kabinete.

    “Ka disa kabinete, mirëpo nuk ka për të gjithë arsimtarët e për të gjitha drejtimet. Kryesisht kabinetet e informatikës janë më të pajisura. Shpresoj që ky problem të zgjidhet sa më parë dhe të mendojë dikush për të ardhmen e kësaj rinie”, thotë ajo. E nxënësja Olisa Makolli ankohet se kjo formë e mësimit është e vështirë dhe nuk sjell rezultate. “Kemi edhe mungesë të librave, por edhe të kabineteve. Sidomos tash në pandemi që veç 25 minuta zgjat ora, shumë pak po na bie të shkruajmë dhe të mësojmë. Është shumë vështirë se për ato 25 minua profesorët po duhet të shpjegojnë më shpejt dhe s’po munden me mbërri deri në fund me na dhënë shënime”, thotë ajo./KOHA

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Qytetarët e Kosovës shprehen të gatshëm për të votuar në zgjedhjet e para të rregullta parlamentare, që pas shpalljes së pavarësisë. Pritjet...
    Lajme13 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, të cilët...
    Lajme13 Janar 2025
    Në vitin 2024, 23 vende anëtare të NATO-s pritet ta kenë përmbushur ose tejkaluar objektivin për të investuar së paku 2 për...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sa më të mëdha janë tubimet e kësaj partie aq më të...
    Lajme13 Janar 2025
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i normalizojnë marrëdhëniet fqinjësore për...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Elmi Reçica, ka shkruar pas hapjes së fushatës zgjedhore nga PDK-ja në Ferizaj. Rreçica, pas tubimit është...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimentit të Veriut kanë përfunduar me sukses operacionin për transportimin e një fëmije të...
    Sport13 Janar 2025
    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë që vetëm Kylian Mbappe luajti mirë mbrëmë në disfatën turpëruese, 2:5, nga Barcelona në...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Sipas raporteve të Komisionit Evropian (KE) dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Maqedonia e Veriut së bashku me Serbinë shënojnë shkallë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.