Irani është tronditur nga një tjetër “vrasje nderi” pasi një 22-vjeçare është sulmuar për vdekje nga babai i saj. Reyhaneh Ameri, nga Kerman në qendër të Iranit, u sulmua me një levë hekuri, pasi sipas raportimeve erdhi vonë në shtëpi.
Mediat vendase thanë se ajo kishte mbijetuar për 24 orë pas sulmit, por ndërroi jetë nga humbja e gjakut. Zhvillimi vjen disa ditë pasi 19-vjeçarja Fatemeh Barihi u vra nga burri i saj i refuzuar, dhe rreth një muaj pasi 14-vjeçarja Romina Ashrafi u vra për çështje morali nga babai i saj.
Viktima e fundit besohet se ishte kthyer në shtëpi rreth orës 11.30 të darkës të dielën, kur babai i saj i tërbuar kreu sulmin e dhunshëm. Oficerët thanë se babai i Rayhaneh i kishte thënë më parë gruas se do ta vriste bijën, dhe se kishte tentuar diçka të ngjashme dhe në 2017.