×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkodra: Protestat e Policisë së Kosovës nuk janë në kohën e duhur

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2023

    Ish-zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra, ka shprehur shqetësimin se protestat aktuale të Policisë së Kosovës nuk janë në kohën e duhur. E, njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka propozuar që organizatorët ta kthejnë presionin tek drejtori i Policisë së Kosovës dhe kryetari i Sindikatës së Policisë.

    Shkodra ka deklaruar se kërkesat e Policisë së Kosovës nuk janë në kohën e duhur për shkak të situatës së sigurisë në vend.

    “Ky është një lajm jo i mirë për shkak se protestat në këtë kohë kur vendi po kalon një sfidë në rrafshin e sigurisë nuk janë të duhura dhe mendoj se institucionet e vendit do të duhej të bënin më shumë që të dakordoheshin më Njësinë Speciale me qëllim që të arrinin një marrëveshje e cila do të fillonte zgjidhjen e kërkesave të tyre. Të dy palët janë pozicionuar skajshmërisht. Pritja ime ka qenë që do të afrohen palët gjatë kësaj periudhe kohore, duke bashkëbiseduar dhe duke krijuar ekipe pune me qëllim që të çonin në zgjidhjen e atyre kërkesave dhe tashmë është faktike që nesër do të ballafaqohen me atë protestë”, ka thënë Shkodra, në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjinit.

    Tutje ai ka theksuar se “projektbuxheti është finalizuar dhe tashmë jemi para aktit të kryer dhe në këtë fazë çdo presion i kësaj forme është i panevojshëm dhe nuk arrin qëllimet e veta”.

    “Do të ishte e rrugës që të merren në konsideratë kërkesat e Policisë së Kosovës dhe të njëjtat do të ishte mirë që të zgjidheshin. Policia do të duhet të kishte më shumë mirëkuptim në rastin konkret sa i përket situatës së sigurisë ku gjendet vendi, por edhe Qeveria e Kosovës do të duhet t’i merr më seriozisht gjithë ato kërkesa që vijnë nga ana e tyre, por ndoshta nuk janë në kohën e duhur”, vijon ai.

    Në anën tjetër, njohësi i çështjeve të sigurisë Drizan Shala ka deklaruar se organizatorët duhet të reflektojnë dhe të kthejnë presionin tek drejtori i Policisë së Kosovës dhe kryetari i Sindikatës së Policisë, ku më pas ata do të drejtonin kërkesat e tyre drejt qeverisë.

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.