Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në bashkinë e Vaut të Dejës, ku një person është gjetur i vrarë me armë zjarri.
Viktima është gjetur në anë të rrugës në fshatin Shkjezë më plagë në kokë dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shkruan Top Channel.
Në vendin e quajtur “Benti”, në fshatin Mali Jushit, Bashkia Vau Dejes, është gjetur i djegur një mjet tip Benz me targa AA 346 LC, i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.
Nga verifikimet e bëra rezulton se targat e këtij mjeti i përkasin mjetit tip Fiat Punto, ku këto targa rezultojne te vjedhura me datë 20.06.2020, ne pronësi te shtetases A. K, banuese ne Durrës, e cila ka bërë kallzim për këto targa. Mjeti po transportohet në DVP.
Njoftimi i policisë:
Vau i Dejës, Shkodër/ informacion paraprak
Më datë 09.08.2020, rreth orës 05:55, në fshatin Shkjezë, Njësia Administrative Bushat, në rrugë, është konstatuar i pajetë, shtetasi Gj. B., 27 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Shkodër.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.