×
  • Lifestyle
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shkencëtarët zbulojnë dëmtim serioz të trurit te personat me simptoma të lehta të Covid-19

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Shkencëtarët britanikë kanë paralajmëruar se mjekët mund të mos jenë duke i vërejtuar disa shenja serioze dhe potencialisht fatale të çrregullimeve trunore, të nxitura nga koronavirusi. Këto çrregullime janë zbuluar te të infektuarit me simptoma të lehta dhe te ata që kanë qenë duke u shëruar nga sëmunja e re.

    Të mërkurën, neurologët do t’i publikojnë hollësitë e mbi 40 pacientëve me Covid-19 në Briani, ndërlikimet e të cilëve variojnë nga inflamacioni i trurit deri te dëmtimi i nervave dhe goditjet në tru. Në disa raste, problemi neurologjik ishte simptoma e parë dhe kryesore e pacientit, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

    Këto raste, të publikuara në revistën “Brain”, shkaktuan rritje të gjendjes serioze të quajtur encefalomieliti i shpërndarë akut gjatë kohës së valës së parë të përhapjes së koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar. Një grua 59-vjeçare vdiq nga ky ndërlikim.

    Dymbëdhjetë pacientë përjetuan inflamacion të sistemit nervor qendror, dhjetë pacientë patën sëmundje të trurit me kllapi të trurit ose psikozë, tetë përjetuan goditje në tru dhe tetë të tjerë patën probleme të nervit periferik.

    Këto gjetje i kanë shtuar shqetësimet për efektet afatgjate shëndetësore të sëmundjes Covid-19 pasi disa pacientë kanë përjetuar probleme në frymëmarrje, plogështi dhe probleme me kujtesën edhe pas një kohe të gjatë pas shërimit.

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa “të papranueshme” pas takimit në Stamboll. Pritshmëritë ishin të larta. Ky ishte takimi i...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë se shpreson që javët e ardhshme të rifillojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Kështu u...
    Lifestyle17 Maj 2025
    Ajo që na tërheq diku në një moment të jetës sonë mund të ndryshojë lehtësisht me kalimin e kohës. Ndërsa shumë njerëz...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folir pasi ka dështuar për të 17-tën herë seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë të...
    Lajme17 Maj 2025
    Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka thënë se situata në të cilën fgjendet vendit, është tejet e pakëndshme dhe në dëm...
    Lajme17 Maj 2025
    As sot, për të 17-tën herë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta bëjnë konstituimin e Kuvendit. Kësisoj, vendi vazhdon të...
    Lajme17 Maj 2025
    Ka nisur edhe tentativa e 17-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i ka ftuar në konsultim...
    Lajme17 Maj 2025
    Deputetja Emilia Rexhepi, ka postuar një foto në profilin e saj në Facebook, ku shihet bashkë me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin...
    Lajme17 Maj 2025
    Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se sot Grupi Multietnik u takua me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, për të diskutuar rreth...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.