×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shkencëtarët: Rënia e ndotjes së ajrit mund të sjellë më shumë vapë

    FrontOnline
    13 Maj 2020

    Përmirësimi i madh i cilësisë së ajrit si rrjedhojë e pandemisë mund të sjellë temperatura më të larta dhe më shumë reshje gjatë këtij viti, thonë shkencëtarët.

    Me fabrika të mbyllura dhe rrugë pothuajse të zbrazura, ndotja e ajrit në qytetet aziatike, evropiane dhe amerikane ka rënë për 60 për qind në javët e fundit. Mungesa e tymit e ka bërë qiellin më të kaltër dhe disa banorë në veri të Indisë i kanë parë Himalajet për herë të parë në 30 vjet.

    Kur ajri ka më pak mikrogrimca dhe gazra ndotës, më shumë rreze të Diellit do të arrijnë në sipërfaqen e Tokës, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    “Me sasi më të vogla të aerosolëve në atmosferë, më shumë rrezatim nga Dielli do të arrijë në sipërfaqe dhe kështu mund të kemi temperatura më të larta në sipërfaqe në rajonet që zakonisht kanë nivel më të lartë të ndotjes së ajrit”, tha Laura Wilcox, shkencëtare e klimës në Universitetin e Reading-ut.

    Shikuar në një aspekt më afatgjatë dhe në zona më të mëdha, koronavirusi pritet të ketë edhe efekt klimatik, duke e përshpejtuar ndryshimin e klimës. Rënia e madhe e ndotjes së ajrit pritet ta përshpejtojë ngrohjen globale në të ardhmen.

    Në skenarin më ekstrem, rezultatet e hulumtuesve tregojnë se dita më e nxehtë e vitit mund të jetë 4 gradë më e nxehtë në vitin 2050. Një e treta e kësaj ngritjeje do të shkaktohej nga qielli i pastër.

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    E dashura e përfolur e Klodian Mihajt, Alice Maselli, ka “trazuar” rrjetin me një postim të fundit në TikTok. Bukuroshja italiane ka...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Vip04 Mars 2026
    Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një tërmet i fortë u ndje në zonat e Catanias, Mesinës dhe Sirakuzës në Itali rreth orës 7:05 të mëngjesit të sotëm....
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Sport04 Mars 2026
    Franco Mastantuono është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti Spanjoll i Garave për qëndrime përbuzëse ose shpërfillëse ndaj gjyqtarit gjatë ndeshjes së fundit...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.