×
  • Sport
  • Sport

    Shkëlqimi i Malvinës në vitin 2022

    FrontOnline
    16 Gusht 2022

    Basketbollistja e talentuar Malvina Haziri së fundi është transferuar në Turqi në ekipin e Cukurova Basketboll. Natyrisht se viti 2022 do të mbetet në mendjen e Malvinës, e për këtë ka folur vet Malvina për faqen zyrtare të FBK-së, përcjell FrontOnline.

    “Viti 2022 ka qenë viti më dinamik që nga fillimet e mia në basketboll, por pa dyshim edhe më i suksesshmi. Unë qysh nga fillimi kam qenë pjesë e klubit VushtrriaBasket dhe me ndihmën e dy trajnerëve te VushtrriaBasket, Arianit Morina dhe Arsim Berisha, të cilët i falënderoj shumë, kam mësuar shumë dhe jam forcuar shumë. Për çdo sukses timin i dedikohem atyre, sepse me ta jam rritur dhe zhvilluar.

    Pastaj, gjatë 2022 kam qenë pjesëmarrëse gjithashtu edhe në projektin FIBA YDF, i cili me ndihmën e trajnerëve Kimete Haliti dhe Valbona Bytyqi më ka ndihmuar shumë të mësoj gjëra të reja dhe të forcohem ende më shumë.

    Edhe në muajin Prill kam marr pjesë në kampin elitar të JR NBA, që ka qenë eksperiencë fantastike. Të gjitha këto e bëjnë vitin 2022 një vit shumë të veçantë.”

    Tutje basketbollistja kosovare ka folur për transferimin e saj në Turqi, “Në Turqi po ndihem mirë. Natyrisht po më mungon familja dhe vendi im, por kam filluar të mësohem. Kam filluar të krijoj shoqëri, i gjithë stafi i klubit është shumë i mirë, kam përkujdesje maksimale, kështu që çdo ditë po është edhe më e mirë. Natyrisht që do më ndihmoj shumë. Këtu jam e angazhuar çdo ditë në stërvitje nga të cilat po mësoj shumë dhe patjetër e shoh si një mundësi shumë të mirë për ta forcuar vetën time dhe të nxjerr më të mirën nga vetja ime”.

    Malvina ka folur edhe për pritshmëritë rreth të ardhmes: Fillimisht do punoj fort e do mundohem maksimalisht të jem e mirë këtu ku jam për momentin dhe pastaj të luaj në nivele edhe më të larta. Natyrisht që diku në nivel evropian e pse jo edhe botëror”.

    Haziri së fundi ka qenë pjesë e JR NBA e cila është mbajtur në Itali.

    “Jr.NBA ka qenë një eksperiencë fantastike nga e cila kam mësuar shumë. I jam shumë falënderuese Federatës së Basketbollit të Kosovës që më ka zgjedhur të jem pjesëmarrëse.

    Pastaj, edhe përzgjedhja në top10 do mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme në karrierën time. Kjo do më mundësoj ta vazhdoj kampin trajnues edhe në Abu Dhabi gjatë muajit Tetor dhe gjithashtu të shikoj një nga ndeshjet më të mëdha të NBA.”

    Për fund Malvina ka folur edhe rreth përfaqësimit të Kosovës. “Jam më shumë se krenare të luaj për vendin tim. Është ndjenjë e papërshkrueshme dhe padyshim që do ishte kënaqësi që një ditë të jem pjesë edhe e Kosova A”, është shprehur ajo për faqen zyrtare të FBK-së./FrontOnline/

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Sport26 Prill 2024
    Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka kontaktuar me Lille për të eksploruar një lëvizje Edon Zhegrovën. “Bianconerët” po përgatiten për një afat...
    Sport26 Prill 2024
    Futbollisti legjendar dhe ikona e Barcelonës, Romario, është kthyer nga pensionimi në moshën 58-vjeçare. Braziliani ka nënshkruar për klubin e tij të...
    Sport26 Prill 2024
    Valon Zymberi dhe anëtarët e tjerë nga kryesia e klubit të Dritës janë liruar. Ata ishin në masë ndalimi për 48 orë. Sot u mbajt...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës raketa “Patriot” shtesë për sistemet e saj të mbrojtjes ajrore, si pjesë e një pakete...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Përdorimi i rrjeteve kompjuterike nga një masë e madhe, në Shqipëri ka bërë që të rriten edhe rastet kur po abuzohet me...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Videoja e një vajze të vogël që imiton ulërimën e luanit është bërë virale në rrjete sociale. Riley Kay Scott ka impresionuar...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjatë vizitës në Gjermani. Ai ka paralajmëruar se do...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje partnerëve perëndimorë që t’i japin shtetit të tij sisteme shtesë të mbrojtjes, me qëllim...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KODE), ka organizuar aktivitetin “Shkolla e 100-të” e lidhjes së 100 shkollave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.