10:55 | 04 Nëntor 2019
Zinxhiri i ushqimeve të shpejta, McDonald’s, e shkarkoi nga detyra shefin ekzekutiv, Steve Easterbrook, pasi ai kishte marrëdhënie me një punonjëse.
McDonald’s tha se marrëdhënia ishte me pjatim, porse Easterbrook “i ka shkelur politikat e kompanisë” dhe ka treguar “gjykim të dobët”.
Në një email dërguar stafit, biznesmeni britanik pranoi se ka pasur marrëdhënie dhe tha se kjo ishte gabim.
“Duke pasur parasysh vlerat e kompanisë, unë jam dakord me bordin që është koha të largohem”, tha ai.
Easterbrook, 52 vjeç, i divorcuar, ka punuar për McDonald’s në vitin 1993 si menaxher në Londër.
Më 2015 është emëruar shef ekzekutiv i kompanisë.
Chris Kempczinski, presidenti i McDonald’s në SHBA, u emërua si zëvendësues i tij./Front Online/

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët
Sponsoruar
Të tjera
-
21:08 | 17 Shkurt 2021
-
21:00 | 17 Shkurt 2021
-
21:00 | 17 Shkurt 2021
-
20:57 | 17 Shkurt 2021
-
20:52 | 17 Shkurt 2021
-
20:44 | 17 Shkurt 2021
-
20:42 | 17 Shkurt 2021
-
20:23 | 17 Shkurt 2021
-
20:21 | 17 Shkurt 2021
-
20:06 | 17 Shkurt 2021
-
20:05 | 17 Shkurt 2021
-
20:04 | 17 Shkurt 2021