×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Shkalla e punësimit për tremujorin e dytë 2020 ishte 24.1%, papunësia 27.2%

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2020

    Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore, për tremujorin e dytë 2020 ishte 24.1%, ndërsa punësimi me i lartë ishte te meshkujt 36.2%,dhe te femrat 12.1%, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës.

    Në raportin më të ri të kësaj agjencie për tremujorin e dytë 2020, femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 57.4 % të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit, me 42.3%.

    Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 18.7%; arsimi me 11.0%, prodhimi me 10.8%, si dhe ndërtimtaria me 8.7%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.

    Sa i përket të të punësuarve me kontrata, del se 42.9% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme, në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 57.1% kanë kontratë të përkohshme.

    Sipas rezultateve të anketës së fuqisë punëtore, në tremujorin e dytë 2020, shkalla e papunësisë ishte 27.2%, ku më e theksuar ishte te femrat me 31.4%, krahasuar me meshkujt, që ishte 25.7%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grup-moshat 15-24 vjeçare, me 54.1%.

    Sipas rezultateve të anketës së fuqisë punëtore, në tremujorin e dytë 2020, fuqia joaktive ishte mjaft e lartë, me 66.8%, me fokus të veçantë te femrat me 82.4 %, krahasuar me meshkujt, 51.2%.

    Ndryshe, për realizimin e anketës së fuqisë punëtore për tremujorin e dytë 2020, metodologjia dhe standardet e aplikuara nga ana e ASK-së janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostatit.

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Ekonomi23 Korrik 2024
    Dyshekët e prodhuar në Kosovë janë produkti kryesor që  eksportohet nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) së paku gjatë...
    Ekonomi20 Korrik 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) , ka njoftuar se të dhënat nga tregtia e Jashtme të mallrave në Kosovë tregojnë për...
    Ekonomi19 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka vendosur ta ridizajnojë skemën e shtesave për fëmijët. Kryeministri Albin Kurti tha dje se për disa nëna këto...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.