Gjatë tetë muajve të parë të këtij viti shitja e policave kufitare ka rënë prej hiç më pakë se 63,1 % në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, raporton “Front Online”.
Bazuar në të dhënat që ka publikuar në faqen e saj në rrjetin social Byroja Kosovare e Sigurimeve ka bërë të ditur se nga fillimi i vitit e deri në fund të muajit gusht referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se janë shitur 113,232 polica nga 307.488 sa janë shitur gjatë periudhës janar-gusht 2019.
Sipas të dhënave të prezantuara nga Byroja pra kemi 194,225 polica kufitare të shitura më pakë gjatë periudhës janar-gusht 2020 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak “63,1 % ka rënë shitja e policave kufitare gjatë periudhës janar-gusht 2020 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak” thuhet në njoftimin e publikuar nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.

Të tjera
-
18:05 | 06 Korrik 2022
-
17:59 | 06 Korrik 2022
-
17:54 | 06 Korrik 2022
-
17:50 | 06 Korrik 2022
-
17:49 | 06 Korrik 2022
-
17:49 | 06 Korrik 2022
-
17:48 | 06 Korrik 2022
-
17:47 | 06 Korrik 2022
-
17:40 | 06 Korrik 2022
-
17:39 | 06 Korrik 2022
-
17:33 | 06 Korrik 2022
-
17:31 | 06 Korrik 2022