Një copë torte 77-vjeçare nga dasma e Mbretëreshës Elizabeth II me Princin Philip u shit në ankand për 2,800 dollarë.
Torta ishte paketuar në një kuti me stemën argjendi të princeshës së atëhershme Elizabeth dhe përfshinte një letër të printuar nga nusja dhe një mbulesë dekorative.
Ky fragment i ëmbëlsirës ishte dhuratë për Marion Polson, kujdestare e Holyrood House në Edinburg, Skoci, nga çifti mbretëror.
Shtëpia e ankandeve Reeman Dansie njoftoi se copa e tortës, pjesë e një ëmbëlsire prej 500 kilogramësh e shërbyer më 20 nëntor 1947, u shit për 2,831 dollarë./Klan Kosova/