Të enjten sërish me shi. Në fundjavë mot i ndryshueshëm, me riga lokale shiu dhe më ftohtë. Javën e ardhshme mund të priten edhe ngricat e para, njofton Prishtina Weather.
14.10.2020 – Një cikloni i ri që po zhvillohet nga Mesdheu dhe mbi Itali, mbrëmjen e së enjtes do të kaloj mbi rajon, që si rrjedhojë të enjten mbrëma dhe gjatë natës sjell sërish të reshura shiu, vende-vende më intensive. Rryma të ngrohta ajrore do të mbajnë temperaturat e larta edhe ditën e enjte, e nga dita e premte në rënie.
Në fundjavë do të mbajë mot jostabil, i ndryshueshëm, me vransira dhe diell e kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale shiu. Masa të ftohta ajrore nga Europa veriore do të zbresin mbi rajonin tonë, e nga dita e diel, temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Ditëve të para të javës së ardhshme, ekzistojnë mundësitë që të kemi edhe ngricat e para orëve të mëngjesit.
15.10 – Kryesisht me vransira. Paradite mundësi për riga lokale shiu nga perëndimi i vendit. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu, të cilat gjatë natës do të intensifikohen.
16.10 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullimë.
17.10 – Më freskët, vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes viseve të ulëta mundësi për mjegull/re të ulëta. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu.
18.10 – Më ftohtë, kryesisht vranët, kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale shiu.
19.10 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu.
Temperaturat gradualisht në rënie, nga fundjava edhe nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 11C, deri në 2C, ditën e hënë, ndërsa maksimalet që të enjten arrijnë afër 20C, të dielen zbresin në 10C.
Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga krahu jugor 4-11m/s, e nga fundjava nga krahu verior 3-7m/s.
Shtypja atmosferike ditën e nesërme pëson rënie nën vlera normale, e në fundjavë rritje të theksuar mbi këto vlera.