×
  • Vip
  • Vip

    Shëtiti thuajse e zhveshur krah Kanye West në Paris, Bianca mund të përballet me burg ose me gjobë

    FrontOnline
    28 Shkurt 2024

    Partnerja e Kanye West, Bianca Censori mund të përballet me burg ose një gjobë prej 15,000 euro pasi theu ligjin e ekzibicionizmit (shfaqja në publik duke ekspozuar pjesët intime) në Paris.

    Të martën, arkitektja 29-vjeçare, u shfaq me veshjen e saj më ekstravagante deri më sot në publik.

    Teksa qëndronte krah West, Bianca nuk u përpoq të fshihte organet e saj gjenitale ose të pasmet e zhveshura në veshje, ndërsa turmat e shikuesve ‘të tronditur’ nxituan për të bërë foto.

    ‘Muza’ e Kanye, e cila njihet për ekspozimin e trupit të saj në publik, me veprimin e fundit mund të futet në telashe me zyrtarët francezë nëse ajo gjendet në shkelje të ligjeve të tyre të mirësjelljes.

    Neni 222-32 i kodit penal (i zbatueshëm që nga 1 marsi 1994) përcakton: “Shfaqja e qëllimshme seksuale në sy të të tjerëve në një vend të aksesueshëm për vështrimin publik dënohet me një vit burg dhe një gjobë prej njëqind mijë frangash.”

    Kjo nuk është hera e parë që Bianca rrezikon një përplasje me ligjin për shkak të veprimeve të saj, jo të zakonta.

    Vitin e kaluar, Bianca rrezikoi një gjobë prej 10,000 eurosh dhe burgim gjatë udhëtimit të çiftit në Itali, ku ajo kishte shëtitur ‘praktikisht e zhveshur’ në kombin evropian.

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Vip15 Tetor 2024
    Xhemi Shehu prej disa sezonesh, ajo ishte moderatore e “Portokalli” ku fitoi zemrat e publikut përpos moderimit edhe me aftësitë si aktore...
    Vip15 Tetor 2024
    Sa ishte pjesë e BBVA 3, mediat rozë filluan thashethemet se moderatorja bukuroshe, Erjola Doci dhe reperi Azet kishin nisur një lidhje...
    Vip15 Tetor 2024
    Robert Berisha ka reaguar në rrjete sociale pas disa videove ku ishte duke kërcyer në dasmën e Adrit dhe Ilirianës. Muzikanti i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Mijëra pjesëtarë të marinës amerikane dhe të Filipineve kanë nisur stërvitjet e tyre të përbashkëta dhjetëditore, një ditë pasi Kina kreu ushtrime...
    Sport15 Tetor 2024
    Ajo që fillimisht duhet të bëjnë futbollistët e kombëtares së Kosovës, padyshim që është fitorja e sotme ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”....
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Detaje të reja kanë dalë për vdekjen e ish-ministrit të parë të Skocisë, Alex Salmond, i cili drejtoi vendin nga viti 2007...
    Lajme15 Tetor 2024
    Përveç shlyerjes së borxheve në mënyrë ilegale për kompanitë e ambalazhuesve të ujit, tashmë i arrestuari Naser Hafizi ishte vënë në funksion...
    Sport15 Tetor 2024
    Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Qipro, që luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja zhvillohet në kuadër të...
    Lajme15 Tetor 2024
    Katër biseda të Mimoza Kusari-Lilës me Sllavko Simiqin, zbulojnë përpjekjet e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për koordinim me Listën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.