Një person ia ka shitur veturën një tjetrit, por nuk i ka marrë paratë.
Policia njofton se i dyshuari i parë veturën e viktimës ia kishte shitur të dyshuarit të dytë, kurse i dyshuari i dytë ia kishte shitë të dyshuarit të tretë.
Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Lipjan 17.10.2022 – 12:26. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se dyshohet se njërit prej tyre viktima mashkull kosovar ia kishte shitur një veturë por paratë nuk i kishte marr nga i dyshuari. I dyshuari i parë veturën e viktimës ia kishte shitur të dyshuarit të dytë, kurse i dyshuari i dytë ia kishte shitë të dyshuarit të tretë. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport./Front Online