Temperaturat janë ngritur.
E çadrat kanë nis të mbushën me pushues.
Në plazhin e Shëngjinit në Lezhë, pandemia, është diçka që i takon të së kaluarës.
Andaj edhe pritjet në këtë mes qershori janë që këtë sezon turistik të ketë akoma më shumë turistë sesa në atë paraprak.
“Kemi startuar mirë dhe vazhdojmë të ecim në atë logjikë, edhe pse pandemia ka shifra ekstremisht në rënie. Shpresojmë të jemi në këtë trend, që qytetarët të çlirohen nga stresi pafund qe i ka mbërthyer, jo vetëm ne, por gjithë botën. Lezha ka 4 zona, ku ndahet bregdeti, Zona e Tales, vijë e pandërtuar, por që ne kemi bërë një master plan për këtë zonë. Pastaj është Zona e Lagunës, Vainit dhe Kunës. Është Zona e Shëngjinit dhe Zona e Rënës së Hedhun”.
Këto kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu, i tha para nje grupi gazetaresh nga Kosova.
Turin 3 ditor, këtyre të fundit, ua mundësoi kompania Sharr Travel me pronar Ruzhdi Kurtishajn.
“Qëllimi jonë dhe vizioni jonë si kompani ka qenë të zhvillojmë turizimin shqipfolës, të zgjerohemi jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, tashmë jemi të bashkuar, por qëllimi jonë është që të dalim edhe përtej kësaj”, u shpreh Kurtishaj.
Diskutimi u mbajt ne ambientet e Rafaelo Resort, resortit më të madh në Shëngjin.
Hoteli, pos sallës se konferencave, ofron edhe hapësira tjera që shërbejnë për qëllime të ndryshme.
Pishina për relaks, dhoma për pushim, e restorante për ngrënie.
“Kompania Sharr Travel, është një nga bashkëpuntorët tanë më të rëndesishëm. Për klientelën e saj është shërbimi All Inclusive. Ofertat për këtë vit për Sharr Travel janë ekskluzive për pjesën e Kosoves, të gjitha kompanitë tjera mund të marrin paketa me mëngjes, por paketën All Inclusive primar e ka Sharr Travel”, u shpreh Bledi Shima nga Rafaelo.
Edhe këtë vit, kompania Sharr Travel, është bajraktare e fushatës #Pushoshqip