×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shefi i Stafit në Shtëpinë e Bardhë: Gjendja e Trumpit ishte e rëndë

    FrontOnline
    04 Tetor 2020

    Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, tha se gjendja shëndetësore e presidentit Donald Trump të premten ishte dukshëm më e keqe sesa u njoftua së pari, duke shtuar se mjekët rekomanduan që ai të transferohej në spital për shkak të etheve dhe rënies së niveleve të oksigjenit në gjak, dhe se tani ai është më mirë.

    Në një intervistë për Fox News, Meadows komentoi raportet kontradiktore dhe të paqarta në lidhje me shëndetin e presidentit 74-vjeçar, i cili kontraktoi COVID-19.

    “Dje në mëngjes ishim vërtet të shqetësuar. Ai kishte ethe dhe niveli i oksigjenit në gjak kishte rënë. Por, në stilin e tij tipik, presidenti ishte në këmbë dhe po ecte,” tha Meadoës.

    “Unë mund t’ju them këtë, gjëja më e rëndësishme është që tani nuk ka ethe dhe se presidenti është me të vërtetë mirë kur bëhet fjalë për ngopjen e gjakut me oksigjen”, shtoi ai.

    Përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë, përfshirë Meadows, thanë të premten se presidenti ka “simptoma të lehta” dhe se ai po vazhdon të punojë. Por mjekët nga Spitali Ushtarak Ëalter Reed dhe Spitali Johns Hopkins rekomanduan që Trump të transferohej në spital.

    “Gjendja e tij është përmirësuar jashtëzakonisht shumë që nga dje në mëngjes, veçanërisht kur e di që një numër i madh njerëzish, përfshirë mua dhe mjekun, janë shumë të shqetësuar”, tha Meadoës.

    Një ditë pas mesazheve kontradiktore nga Shtëpia e Bardhë, Trump iu drejtua publikut nga spitali përmes Tëitter duke thënë se ai ndihej “shumë më mirë” dhe shpreson ‘të kthehet së shpejti’.

    I pari i SHBA-ve u transferua me helikopter nga Shtëpia e Bardhë në Ëalter Reed, jo shumë larg Uashingtonit, të premten, rreth orës 17.00, pasi ai njoftoi se ishte i infektuar.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar për thellim të raporteve me Rusinë, teksa ai u takua me shefin...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Shtetet e Evropës Qendrore kanë bërë përgatitje intensive, pasi ka parashikime se rajoni mund të përballet me vërshimet më të ashpra në...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me intensitet mesatar.   Reshje bore ne Alpe. Era do të...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Edhe kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka reaguar pas fjalimit që ka mbajtur ditën e premte, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ka...
    Lajme14 Shtator 2024
    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në një prononcim për Front Online thotë se ka kërkesa nga qytetarët për tërheqjen e mjeteve nga...
    Lajme14 Shtator 2024
    Njësitë e KFOR-it kanë përfunduar pjesëmarrjen e tyre në stërvitjen e udhëhequr nga EUFOR-i “Quick Response 2024” në Bosnje dhe Hercegovinë. Njësitë...
    Lajme14 Shtator 2024
    Me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha nivelet”, Kuvendi i Kosovës të hënën shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë....
    Lajme14 Shtator 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ka asnjë investim kapital i përfunduar nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti....
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i sapoemëruar i Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mauricio Pochettino, ka vendosur një synim të madh për skuadrën e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.