×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i BE-së: Mbi 300 mijë kosovarë do të përfitojnë vaksina anti-COVID falas

    FrontOnline
    16 Dhjetor 2020

    Udhëheqësi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se mbi 300 mijë qytetarë të Kosovës do të përfitojnë nga iniciativa e Bashkimit Evropian të ndihmuar shtetet e Ballkanit Perëndimor me vaksinën kundër COVID-19.

    Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Twitter nga Szunyog.

    “Falë kontributit të Bashkimit Evropian për vaksinën e COVID-19, Kosova do të përfitojë vaksina falas për më shumë se 300 mijë persona”, shkruan ai në Twitter.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, kanë premtuar se BE-ja do të ketë si prioritet që t’u ndihmojë vendeve të Ballkanit Perëndimor me vaksinën kundër COVID-19.

    “Ne kujdesemi edhe për fqinjët tanë. Bashkimi Evropian do të koordinojë donacionet e vaksinës nga shtetet anëtare, posaçërisht për mbrojtjen e punëtorëve shëndetësorë në Ballkanin Perëndimore dhe fqinjësi”, ka thënë Von der Leyen, duke folur pas samitit të fundit të BE-së, ku përgatitjet për vaksinim ishin ndër temat kryesore.

    Ministri i Shëndetësisë gjatë të martës ka folur edhe lidhur me vaksinën antiCOVID-19.

    Ai bëri të ditur se më 7 dhjetor ka nënshkruar aplikimin për vaksinë, ndërsa njoftoi se Kosova është në mesin e 92 vendeve ku 20 për qind të vaksinës do ta ketë falas.

    “…Synimi është imunizimi i atyre që kanë më së shumti nevojë”, ka thënë ai.

    Ministri ka folur edhe lidhur me problemet në furnizimin e spitaleve me oksigjen, ndërsa tha se kjo tashmë është tejkaluar.

    “Lirisht mund të them se oksigjeni ka qenë sfidues dhe menaxhimi me oksigjen për shkak të numrit të madh të pacientëve… Tashmë i kemi dy kontrata të lidhura”, tha Zemaj.

     

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Valon Demolli nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka thënë se ofendimet e Vetëvendosjes karshi tyre, ishte jo e...
    Lajme12 Shtator 2024
    Në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të fshatit Konjuh ka ndodhur një aksident zingjirorë, e të përfshira kanë qenë tri vetura. Siç...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se për të gjitha kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq karshi Kosovës, i njofton liderët...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.