×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA shqyrton një kuadër të ri ligjor për monedhat dixhitale

    FrontOnline
    17 Qershor 2024

    Mungesa e ligjeve për monedhat dixhitale e ka ngadalësuar përhapjen e tyre në Shtetet e Bashkuara.

    Zëri i Amerikës, Deana Mitchell, raporton se shqyrtimi i një kuadri të ri ligjor nga Dhoma e Përfaqësuesve i ka inkurajuar investitorët e tregut të monedhave dixhitale.

    Sulmet kibernetike të viteve të fundit shkaktuan humbje të mëdha për investitorët e tregut të kriptovalutave, duke ndikuar tek rënia e vlerës së tyre. Ekspertët thonë se vlera e monedhave dixhitale po rritet përsëri, pjesërisht falë përpjekjeve të Kongresit për ta rregulluar këtë treg.

    “Flitet shumë për mungesën e qartësisë ligjore për trajtimin e tregut të monedhave dixhitale, kjo është shtysa për këtë legjislacion”, thotë ligjvënësi republikan, French Hill.

    Ligjvënësi i Karolinës së Veriut, Patrick McHenry, thotë se Ligji për Novacionin dhe Teknologjinë Financiare për Shekullin 21, shkurtimisht FIT21, do të sigurojë që Shtetet e Bashkuara të mbeten një udhëheqës global në fushën e novacionit dhe përshtatjes teknologjike.

    “Në thelb, ky legjislacion aplikon mbrojtjen e testuar prej kohësh të konsumatorëve, për të siguruar që 20% e amerikanëve që investojnë në tregun e monedhave dixhitale mund ta bëjnë këtë në mënyrë të sigurte, dhe që më shumë amerikanë të angazhohen në këtë treg”.

    Matthew Graham është partner në firmën “Ryze Labs”. Në një konferencë për kriptomonedhat të mbajtur kohët e fundit në Teksas ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë mbetur pas botës kur flitet për monedhat dixhitale dhe nuk duhet supozuar se standardi për shumicën e monedhave elektronike do të vazhdojë të jetë dollari amerikan.

    “Nëse hegjemonia e dollarit amerikan vërtet shihet si një interes kombëtar jashtëzakonisht i rëndësishëm, atëherë kjo është një arsye shumë e fortë për të dyfishuar përpjekjet në tregun e monedhave dixhitale. Nëse ka diçka që është e mirë për të ardhmen e hegjemonisë së dollarit amerikan, është një kategori alternative ose aset financiar që varet tërësisht tek dollari amerikan”.

    Ndërsa vazhdon fushata për Shtëpinë e Bardhë, në treg kanë dalë monedha dixhitale që mbajnë emrin por nuk kanë lidhje me Presidentin Joe Biden dhe kandidatin republikan, Donald Trump.

    Kandidati për president, Robert Kennedy, Jr. mori pjesë në konferencën për kriptovalutën në Teksas, ku mbështetësi i tij dhe shefi i kompanisë “American Crypto Academy”, Jahon Jamali prezantoi monedhën e re dixhitale $BOBBY.

    “Ajo që kemi parë gjatë viteve të fundit janë ato që quhen ‘monedha meme’ që përkthehen nga kripto në një lloj lëvizjeje, kryesisht tani që në Shtetet e Bashkuara është një vit zgjedhor”.

    Nëse Senati nuk e shqyrton këtë vit zgjedhor legjislacionin e Dhomës së Përfaqësuesve për monedhën dixhitale, atëherë mund të jetë në dorën e presidentit të ardhshëm që të punojë për të ardhmen e monedhave dixhitale në Shtetet e Bashkuara./VOA

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Qershor 2024
    Shtetet e Bashkimit Evropian u pajtuan për sanksione të reja ndaj Bjellorusisë për shkak të luftës në Ukrainë, me qëllim që t’i...
    Bota/Rajoni26 Qershor 2024
    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në deklarimin e tij për media para se të nisë takimet në kuadër të dialogut...
    Bota/Rajoni26 Qershor 2024
    Nga 1 korriku rriten pagat për punonjësit e administratës shtetërore publike në Shqipëri. Paga mesatare do të arrijë në 105 mijë lekë....
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Qershor 2024
    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në deklarimin e tij për media para se të nisë takimet në kuadër të dialogut...
    Ekonomi26 Qershor 2024
    Alban Ramabaja, ish u.d drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës ka marrë [ikë maksimale nga komisioni vlerësues për konkursin e...
    Vip26 Qershor 2024
    Afrona Dika më në fund ka publikuar podcast-in me ish-bashkëshortin e saj, Blero Muharremin. Ata i sqaruan të gjitha për publikun, që...
    Lajme26 Qershor 2024
    Gjykata Kushtetuese e ka shpallë të pavlefshëm në tërësi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. “Gjykata...
    Sport26 Qershor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë të hënën e mbaroi aventurën në “EURO 2024”. “Kuqezinjtë” u gjendën në “Grupin e Vdekjes”, me kundërshtarë tejet të...
    Lajme26 Qershor 2024
    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë të mërkurën ka mbajtur takim me Kristo Enn Vaga, kryetar i Grupit të Miqësisë Estoni-Kosovë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.