×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA, senatorët republikanë zgjedhin Senatorin John Thune si kryetar të ardhshëm të tyre

    FrontOnline
    13 Nëntor 2024

    Senatorët republikanë zgjodhën kolegun e tyre John Thune për të udhëhequr këtë institucion vitin e ardhshëm, një senator i respektuar, që e njeh punën e institucionit nga brenda dhe duke i bërë ballë trysnisë publike nga përkrahësit e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të zgjedhur një udhëheqës që është treguar besnik ndaj tij.

    Fitorja e senatorit nga Dakota e Jugut mes tre kandidatëve është një sinjal se Senati mund të ruajë një nivel pavarësie nga Presidenti Trump vitin e ardhshëm, kur republikanët të kenë kontrollin e Shtëpisë së Bardhë, Senatit dhe ndoshta edhe Dhomës së Përfaqësuesve.

    Nga 100 vende në Senat, 52 i fituan republikanët. Ata pritet të kenë epërsi edhe në Dhomën e Përfaqësuesve, ndonëse një numër garash zgjedhore ende nuk janë përcaktuar.

    Senatori 63 vjeçar Thune konsiderohet si një institucionalist i balancuar dhe ligjvënës me përvojë, që ka marrëdhënie të afërta me shumë nga kolegët e tij republikanë. Ai do të zëvendësojë senatorin 82 vjeçar Mitch McConnell, që ishte edhe kryetari partiak që shërbeu më gjatë në historinë e Senatit amerikan. Ai u zgjodh për herë të parë në Senat në vitin 2004.

    Kjo situatë i shndërroi zgjedhjet që zakonisht nuk marrin vëmendje në një provë të hershme të pavarësisë së Senatit ndaj zotit Trump, i cili nuk ka mbështetur një kandidat të veçantë, por ka bërë thirrje që kryetari i ardhshëm republikan t’i mundësojë shmangien nga norma në seancat votimet për të emëruarit e kabinetit të tij, për të përshpejtuar konfirmimin e tyre. Që të tre kandidatët u treguan menjëherë të hapur ndaj kësaj ideje.

    Disa nga përkrahësit më të zëshëm të zotit Trump kanë shprehur shqetësimet se senatorët Thune dhe Cornyn, të cilët ishin bashkëpunëtorë të Senatorit McConnell, mund të jenë të rezervuar në gadishmërinë e tyre për të përmbushur premtimet e fushatës së zotit Trump. Ata të dy kanë shërbyer për dy dekada në Senat, kanë qenë pjesë e miratimit të ligjeve të rëndësishme dhe kanë ndihmuar në zgjedhjen e republikanëve të tjerë. Senatori Scott, i cili u zgjodh për herë të parë në vitin 2018, është konservator i vijës së skajshme, që për dy mandate ishte guvernator i Floridës.“Pa Rick Scott-in, i gjithë programi i reformave i (Presidentit të zgjedhur) Trump do të jetë i paqëndrueshëm”, shkroi në platformën X këshilltari i zotit Trump, Robert F. Kennedy Jr.

    Senatorët republikanë i rezistuan trysnisë. Detyra e udhëheqësit të shumicës në Senat, thotë ata, kërkon dikë që ka investuar kohë për të krijuar besim dhe përkrahje brenda grupit të ligjvënësve republikanë.

    “Nuk mendoj që ia vlen që presidenti ta përdorë kapitalin e tij politik për të ndërhyrë në garë”, deklaroi Senatori Markwayne Mullin, mbështetës i zotit Thune. /VOA

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Bujar Nasufi është identiteti i 56-vjeçarit i cili u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë,...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.