×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA nuk do t’i kthejë Ukrainës armët bërthamore

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2024

    Shtetet e Bashkuara nuk po shqyrtojnë mundësinë që t’i kthejnë Ukrainës armët bërthamore, ndaj të cilave Kievi hoqi dorë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, thotë Jake Sullivan, Këshilltar i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare.

    Zoti Sullivan i bëri komentet pasi u pyet në lidhje me një artikull të gazetës New York Times, të publikuar muajin e kaluar, në të cilin thuhej se zyrtarë perëndimorë, të paidentifikuar, kishin sugjeruar se Presidenti Joe Biden mund t’i kthente Ukrainës armët bërthamore përpara se të largohej nga detyra.

    “Kjo nuk po shqyrtohet. Ajo që po bëjmë është shtimi i kapaciteteve të ndryshme konvencionale të Ukrainës, në mënyrë që të mund të mbrohen në mënyrë efikase dhe ta shtyjnë luftën në frontin rus, pa patur kapacitete bërthamore”, tha zoti Sullivan gjatë një interviste të dielën me rrjetin ABC News.

    Rusia tha javën e kaluar se ideja ishte “çmenduri absolute” dhe se parandalimi i një skenari të tillë ishte një nga arsyet pse Moska i dërgoi trupa në Ukrainë.

    Si pjesë e Bashkimit Sovjetik, Ukraina i trashëgoi armët bërthamore pas shpërbërjes së tij në vitin 1991 por hoqi dorë nga këto armë në bazë të një marrëveshje të vitit 1994 që njihet si Memorandumi i Budapestit, në këmbim të garancive të sigurisë nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Britania.

    Më 24 gusht të vitit 1991, parlamenti i Ukrainës, Verkhovna Rada, miratoi Aktin e Deklaratës së Pavarësisë së Ukrainës. Shtetet e Bashkuara e njohën pavarësinë e këtij vendi më 25 dhjetor të po atij viti dhe hapën ambasadën në kryeqytetin Kiev. Presidenti Bill Clinton e vizitoi Kievin tre herë – në 1994, 1995 dhe 2000. /VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Pesë vjet më parë, një virus i panjohur deri atëherë e zhyti njerëzimin në një krizë të paprecedentë: më 11 janar 2020...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Shtëpia e aktorit fitues të çmimit Oscar, Sir Anthony Hopkins, është në mesin e mijëra të tjerave të shkatërruara nga zjarri në...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve nga zjarri që ka shpërthyer në Los Angeles të ShBA-së. Në një përditësim të...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Ferat Shala ka njoftuar se është përsëri kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Ai tha se Kosova nuk është...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Shtëpia e aktorit fitues të çmimit Oscar, Sir Anthony Hopkins, është në mesin e mijëra të tjerave të shkatërruara nga zjarri në...
    Lajme11 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me zjarret vdekjeprurëse e shkatërruese në Los Anxhelos. Në një postim në X, ajo tha...
    Lajme11 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot nis fushatën zgjedhore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Sipas njoftimit, tubimi nis nga ora 17:00 Njoftimi:...
    Vip11 Janar 2025
    Driloni dhe Sara kanë diskutuar për çmimin e madh. “Veç ishalla edhe ti je, edhe ti po kam qef. Nëse e fiton...
    Vip11 Janar 2025
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Drenusha ka thënë se gjatë momentin kur Sarës po i shfaqej rrëfimi i saj,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.