×
  • Lajme
  • Lajme

    ShBA: Normalizimi Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke

    FrontOnline
    17 Tetor 2024

    E Ngarkuara me Punë e ShBA-së në OSBE, Katherine Brucker, në fjalën e saj në Këshillin e Përhershëm të këtij misioni në Vjenë, ka thënë se normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohjen reciproke.

    Këto komente, siç raporton Klankosova.tv, Brucker i ka bërë në përgjigje të raportit të Cornelia Taylor, Ushtruese Detyre e Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë.

    “Shtetet e Bashkuara e mbështesin Kosovën si një demokraci sovrane, multietnike dhe u kërkon liderëve të saj që të promovojnë një shoqëri që respekton të drejtat dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë. Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, siç është rënë dakord nga të dyja vendet, është thelbësor për stabilitetin dhe prosperitetin rajonal. Në fund të fundit, Shtetet e Bashkuara besojnë se normalizimi duhet të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi të dyja kërkojnë të realizojnë aspiratat e tyre për në BE”, ka deklaruar Brucker, raporton Klankosova.tv.

    Përfaqësuesja e ShBA-së në OSBE tutje shprehur dëshirën e saj të fortë që Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizate.

    “Mbetemi të bindjes së fortë se është për të ardhur keq që Kosova nuk është shtet pjesëmarrës i këtij organi dhe për këtë arsye nuk është në gjendje të flasë vetë para këtij organi. Mezi presim ditën kur kjo mund të ndodhë”, potencoi Brucker.

    Ndër të tjera, ajo shprehu shqetësimin e ShBA-së për mbarëvajtjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, “për shkak të kufizimeve të rënda financiare”.

    Ajo kritikoi shtetet pjesëmarrëse për “paaftësi” për të arritur konsensus mbi një buxhet të unifikuar. Kjo situatë, tha Brucker, ka vënë në presion të panevojshëm aftësitë e të gjitha misioneve në terren për të kryer me efektivitet mandatet e tyre, duke dëmtuar gjithçka, nga personeli dhe burimet deri te zbatimi i programit.

    Brucker u bëri thirrje të gjitha shteteve pjesëmarrëse të miratojnë Buxhetin e Unifikuar sa më shpejt të jetë e mundur.

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme17 Tetor 2024
    Në ditët e fundit u mbajtën tri seanca të jashtëzakonshme të thirrura nga opozita, për shkak të skandaleve që kanë prekur partinë...
    Lajme17 Tetor 2024
    Raporti i fundit i Bankës Botërore mbi gjendjen e papunësisë në Kosovë ka hedhur dritë mbi një nga sfidat më të mëdha...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, e ka pritur sot në zyrë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Maqedonci dhe...
    Të tjera
    Lajme17 Tetor 2024
    OSBE-ja në Kosovë është bërë me Ushtrues Detyre të Shefit të Misionit. Këtë organizatë, pas largimit të ambasadorit Michael Davenport, do ta...
    Lajme17 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh një personi i cili dyshohet për falsifikim të...
    Vip17 Tetor 2024
    Dasma e dy ish banorëve të Big Brother VIP Kosova 2, Ilirianës dhe Adrit, vijon të mbetet mes ngjarjesh më të komentuara...
    Lajme17 Tetor 2024
    Duke folur për rëndësinë e veprimeve ndaj minave në Ukrainë, në konferencën e mbajtur në Lozanë të Zvicrës, me ftesë të ministrit...
    Lajme17 Tetor 2024
    Policia e Kosovës, përmes kësaj komunikate zyrtare, ka njoftuar se duke filluar nga data 01.11.2024, nuk do të lëshojë për palët kërkuese/qytetarët...
    Sport17 Tetor 2024
    Ish-trajnerit legjendar të Manchester Unitedit, Sir Alex Fergusonit dhe bordit të futbollit i është kërkuar që të qëndrojnë larg dhomave të zhveshjes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.