×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA ndihmë ushtarake prej 375 milionë dollarësh për Ukrainën

    FrontOnline
    24 Shtator 2024

    Shtetet e Bashkuara do t`i dërgojnë Ukrainës bomba thërrmuese me rreze të mesme veprimi, një sërë raketash, artileri dhe automjete të blinduara si pjesë e një pakete ndihme ushtarake prej rreth 375 milionë dollarësh, thanë zyrtarët amerikanë të martën.

    Zyrtarët presin që njoftimi të bëhet publik të mërkurën, ndërsa udhëheqësit botërore mblidhen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pritet të shfrytëzojë takimin për të nxitur mbështetjen ndaj Ukrainës dhe për të bindur Shtetet e Bashkuara që të lejojë trupat e saj të përdorin armë me rreze të gjatë për të goditur në thellësi të Rusisë.

    Të enjten, presidenti Zelenskyy takohet me presidentin Joe Biden dhe nënpresidenten Kamala Harris në Washington.

    Ndihma përfshin bomba ajër-tokë, të cilat kanë municione thërrmuese dhe mund të lëshohen nga avionët luftarakë të Ukrainës, si dhe municione për sistemet raketore HIMARS, Javelin dhe sisteme të tjera anti-tank, pajisje ushtarake dhe ndihma të tjera, sipas zyrtarëve.

    Zyrtarët amerikanë folën në kushte anonimiteti sepse ndihma ende nuk është njoftuar publikisht.

    Duke përfshirë paketën e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë më shumë se 56.2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë kundër saj, në shkurt të vitit 2022./VOA

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia vetëm nëse detyrohet mund të arrijë paqe, teksa në paraqitjen e tij para Këshillit të...
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    Reshje të dendura të shiut kanë përfshirë qytetin e Shkodrës, duke sjellë probleme në qarkullim. Si pasojë e dendisitetit të lartë, në...
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    Një tërmet me magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter është ndjerë sonte në Shkup dhe rrethinë. Sipas faqes së specializuar botërore për monitorimin...
    Të tjera
    Lajme24 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë qëndrmit në New York, ka dekoruar ambasadorin e Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB),...
    Lajme24 Shtator 2024
    Një aksident i rëndë mes tri veturave raportohet se ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes në rrugën Drenas-Komoran. Deri më tani...
    Lajme24 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me djegien e vilës së deputetit Mefail Bajqinovci.  Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës,...
    Bota/Rajoni24 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan Ahmed...
    Lajme24 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me homologun e saj polak, Radoslaw Sikorski. Bëhet e ditur se Gërvalla e...
    Lajme24 Shtator 2024
    Vila e Deputetit të Kosovës, nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovcit, qe gjendet afër Bjeshkëve të Bajgorës, është dëmtuar ditën e sotme....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.