×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA-ja shqyrton mundësinë e ndalimit të udhëtimeve me Britaninë

    FrontOnline
    21 Dhjetor 2020

    Ndihmës Sekretari amerikan për Shëndetësinë, Brett Giroir, tha të hënën se është e mundur që Shtetet e Bashkuara të ndalojnë udhëtimet nga Mbretëria e Bashkuar ndërsa një variant i ri i COVID-19-s po përhapet me shpejtësi në këtë vend.

    Por Giroir shtoi se nuk është marrë ende një vendim mbi këtë çështje.

    “Mendoj se gjithçka është e mundur. Thjesht duhet të vendosim të gjitha opsionet mbi tavolinë, të kemi një diskutim të hapur shkencor dhe të bëjmë rekomandimin më të mirë”, tha ai gjatë një interviste për rrjetin televiziv CNN, duke shtuar se grupi i punës për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë do të takohet më vonë gjatë ditës së hënë.

    Ndërkohë kryeministri britanik Boris Johnson pritet të drejtojë një takim të hënën të komitetit të krizave për të adresuar çështjen e udhëtimeve si brenda ashtu edhe jashtë Britanisë, veçanërisht lëvizjen e mallrave.

    Të dielën, disa vende evropiane dhe në Lindjen e Mesme ndaluan udhëtimet ajrore me Britaninë për shkak të shqetësimeve rreth një varianti të ri të COVID-19-s që është përhapur me shpejtësi në Angli këtë muaj.

    Franca gjithashtu ndaloi të gjitha udhëtimet, përfshirë lëvizjen e të gjithë transportuesve të mallrave, për 48 orë, duke filluar prej ditës së diel. Kjo çoi në mbylljen e tunelit, përmes të cilit kalojnë me mijëra kamionë në ditë, si dhe Portin e Doverit, i cili gjithashtu mbylli terminalin e trageteve. Doveri është një nga portet më të ngarkuara të Britanisë, e që është përballur me trafik shtesë përpara Brexit.

    Britania do të largohet nga BE në më pak se dy javë dhe deri më tash nuk ka arritur të nënshkruajë një marrëveshje.

    Irlanda, Italia, Austria, Belgjika dhe Hollanda gjithashtu ndaluan fluturimet nga Britania për shkak të variantit të ri të COVID-19-s. Kanadaja, Kuvajti, Arabia Saudite dhe Izraeli ndoqën të njëjtin shembull. Vende të tjera po konsiderojnë mundësitë për ndalim të udhëtimeve, ndërsa Bashkimi Evropian u takua për të diskutuar se çfarë do të rekomandojë.

    Tensione lidhur me variantin e ri të COVID-19-s janë shfaqur edhe jashtë Britanisë. Ministri i jashtëm i Italisë tha të dielën se në Romë është identifikuar një rast. Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nëntë raste janë zbuluar në Danimarkë dhe nga një në Holandë e Australi. \ Voa

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Pasagjerët që ishin në aeroportin në Bazel të Zvicrës, janë evakuuar. Kjo është bërë për të shmangur rrezikun, pasi ka pasur një...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.