×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ShBA-ja shënon më së shumti raste me Covid-19 në dy muaj

    FrontOnline
    10 Tetor 2020

    Numri i rasteve ditore të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara e ka arritur nivelin më të lartë në dy muajt e fundit me mbi 58.000 të infektuar për 24 orë.

    Dhjetë nga pesëdhjetë shtetet e ShBA-së raportuan numër rekord të rasteve ditore të premten, përfshirë Indianën, Minesotën, Misourin dhe Ohion. Wisconsini dhe Illinoisi shënuan mbi 3.000 raste të reja për të dytën ditë radhazi. Kjo nuk kishte ndodhur as në kulmin e pandemisë në pranverë.

    Montana, New Mexico, Oklahoma, Virgjinia Perëndimore dhe Wyoming gjithashtu raportuan shifra rekorde të rasteve në 20 orët e fundit, shkruan Reuters.

    Deri më tani, nëntëmbëdhjetë shtetet të ShBA-së kanë shënuar rekorde të rasteve ditore të koronavirusit gjatë muajit tetor.

    Pavarësisht gjendjes shqetësuese dhe shtimit të rasteve, presidenti Donald Trump është i vendosur që ta vazhdojë fushatën zgjedhore të shtunën nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa të hënën do të udhëtojë në Florida për të mbajtur një tubim.

    Pas rritjes së rasteve, spitalet në disa shtete po kanë vështirësi për ta menaxhuar numrin e madh të pacientëve. Shtatë shtete të premten raportuan rekord të numrit të pacientëve me koronavirus: Arkansasi, Kansasi, Misouri, Montana, Dakota Veriore, Oklahoma dhe Wisconsini.

    Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga pandemia Covid-19. Ato e kanë vendin e parë për numrin e të vdekurve me mbi 213.000 viktima deri më tani.

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Kamala Harris ka realizuar intervistën e parë e vetme të fushatës së saj në Shtëpinë e Bardhë që kur mori stafetën si...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa nga ministritë, në kuptim të mbrojtjes ligjore dhe socio-ekonomike të...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio debatin e “World Questions” e organizuar nga BBC, nën moderimin e gazetarit Jonny...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Holandë, në një bashkëorganizim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat...
    Lajme14 Shtator 2024
    Një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete sot ka ndodhur në fshatin Janjevë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora...
    Lajme14 Shtator 2024
    Mllefin e pati me kryetarin Ramiz Lladrovci. Por një kritikë në reagimin publik që bëri asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Egzona...
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna, ka insistuar se ai nuk ka hezituar fare që ta përzgjedh Arijanet Muricin në portë për...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ramush Ahmetaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të Dimal Bashës, në të cilat lakohet emri i Ramush Haradinajt, ish...
    Lajme14 Shtator 2024
    Para gati dy vjetësh, me urdhër të presidentit të Serbisë, serbët ishin dorëhequr nga institucionet e Kosovës. Por një ditë më parë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.