Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Shtetet e Bashkuara i kanë regjistruar 58,173 raste të reja të koronavirusit.
Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në shtetin më të goditur nga pandemia shkoi në mbi 4.94 milionë persona, shkruan “CNN”.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 1,243 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 161,347.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten bindshëm në vendin e parë në botë në listën e shteteve më të prekura pasi kanë mbi 4.94 milionë persona të infektuar. Në vendin e dytë është Brazili.
Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta, sepse ka pasur njerëz që kanë vdekur para se të testohen dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare.