Departamenti Amerikan i Financave ka vendosur sanksione ndaj Industrisë Serbe të Naftës (NIS).
Departamenti i Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) ka publikuar një listë të përditësuar të personave dhe kompanive të sanksionuara, duke përfshirë edhe industrinë serbe të naftës.
OFAC-ja publikoi një vendim në faqen e tij zyrtare ku thuhet se do të vendosë sanksione dytësore ndaj kompanive që kanë lidhje me kompanitë ruse, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksionet më të ashpra ndaj industrisë ruse të naftës deri më tani.
Sanksionet janë vendosur kundër 180 anijeve, dhjetëra tregtarëve, dy kompanive të mëdha të naftës dhe disa drejtuesve në sektorin rus të naftës, thuhet në dokument.
Sanksionet u futën për shkak të luftës në Ukrainë.
Paraprakisht, presidenti serb Aleksandar Vuçiç kishte njoftuar se SHBA do të vendosë sanksione ndaj NIS.