×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA-ja e quan Iranin si “sponsorizuesin numër një në botë të terrorizmit”

    FrontOnline
    07 Gusht 2020

    Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara (OKB) e quajti Iranin “sponsorizuesin numër një në botë të terrorizmit”.

    Javën e ardhshme, Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të hedhin në votim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së rezolutën për të zgjatur një embargo armësh kundër Iranit.

    Ambasadorja, Kelly Craft, paralajmëroi gjithashtu Rusinë dhe Kinën se “do të bëhen bashkë-sponsorizues të Iranit” nëse përdorin veton e tyre për të bllokuar rezolutën.

    Rusia dhe Kina kanë të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit.

    Shtetet e Bashkuara shpresojnë që këto dy vende “do të kuptojnë rëndësinë e paqes në Lindjen e Mesme”, tha Craft.

    Por, ajo shtoi se partneriteti midis Rusisë dhe Kinës është i qartë: “Ata thjesht duan të promovojnë kaos, konflikt dhe goditje jashtë kufijve të tyre, kështu që ne duhet t’i menjanojmë ata.”

    Embargoja e armëve ndaj Iranit do të skadojë në tetor, prandaj Shtetet e Bashkuara janë duke u përpjekur që një zgjatje e afatit të saj, të ndodhë sa më shpejt.

    Ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Kinës kanë treguar se synojnë të vendosin veto ndaj rezolutës. Këto vende kanë qenë mjaft kritike për përpjekjet e SHBA-së.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u tha gazetarëve më 5 gusht se ka kombe që “rreshtohen” për të shitur armë në Iran dhe paralajmëroi se kjo do të destabilizojë më tej Lindjen e Mesme, do t’i vërë Izraelin dhe Evropën në rrezik dhe do të rrezikojë jetërat në SHBA.

    Nëse Këshilli i Sigurimit nuk e pengon Iranin të blejë dhe të shesë armë kur embargoja të përfundojë, Uashingtoni ka thënë se do të shkaktojë një “kthim të shpejtë” të të gjitha sanksioneve të Kombeve të Bashkuara mbi Iranin.

    Mekanizmi i kthimit të sanksioneve u përfshi në marrëveshjen e vitit 2015 mes Iranit dhe superfuqive botërore. Kjo marrëveshje siguroi lehtësimin e sanksioneve në këmbim të frenimit të programit të tij bërthamor.

    Shtetet e Bashkuara braktisën marrëveshjen në vitin 2018 dhe vendosën sanksione ndaj Iranit. Si përgjigje, Irani gradualisht filloi të shkelë angazhimet e tij bërthamore.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Për dy vjet e gjysmë, dy vrasje masive në Cetinje të Malit të Zi. Në gusht të vitit 2022, Vuk Borilloviq vrau...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese nuk kanë energji elektrike në Los Anxhelos, sipas një faqeje që tregon ndërprerjet e rrymës. Vlerësimet...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një sasi lënde plasëse e dyshuar si tritol i është vendosur një hoteli në Theth, në orët e para të mëngjesit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Kukësi është përfshirë nga një stuhi e madhe bore gjatë kësaj të diele. Era e fortë, nga veriu me drejtim juglindjen, shoqëruar...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ditën e dytë të fushatës e nis me dy tubime elektorale. Të...
    Lajme12 Janar 2025
    Gjatë vitit 2024, si dhe gjatë viteve të kaluara, qeveria aktuale nuk ka pasur bashkëpunim me shumicën e kryetarëve të komunave, madje...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kushtet atmosferike, LDK e shtyn prezantimin e programit për Qendrën e Skijimit në Brezovicë. Për shkak të kushteve atmosferike, LDK ka njoftuar...
    Kronika12 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për tentim vrasje në Prishtinë. Ata dyshohen për rastin që ka ndodhur më 1 janar....
    Lajme12 Janar 2025
    Drejtor i Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Zef Ndrejaj, ka prezantuar statistika shqetësuese në lidhje me rënien e natalitetit viteve...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.