×
  • Lajme
  • Lajme

    ShBA-ja e do Kosovën në Partneritetin për Paqe të NATO-s, por kërkon përparim në dialogun me Serbinë

    FrontOnline
    16 Tetor 2024

    Shtetet e Bashkuara do të donin që Kosova të bëhet pjesë e programit të NATO-s, Partneriteti për Paqe, por ajo duhet së pari të shënojë përparim në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ka thënë të mërkurën ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith.

    Partneriteti për Paqe është një program i NATO-s, i cili synon krijimin e besimit midis shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të tjera në Evropë.

    Ai shërben edhe si rrugë për ato vende që synojnë që një ditë të bëhen pjesë e NATO-s.

    “Ne, gjithsesi, e vlerësojmë programin e Partneritetit për Paqe. Jemi të kënaqur që kemi parë interes të madh nga Kosova për t’iu bashkuar Partneritetit për Paqe. Por mendoj se miqtë tanë në Kosovë i kanë dëgjuar thirrjet tona të zëshme dhe të qarta. Ne duam që ata të vazhdojnë të investojnë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian“, tha Smith.

    Duke folur para gazetarëve në prag të takimit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, Smith tha se një angazhim të tillë fuqishëm e mbështesin aleatët edhe në NATO edhe në BE.

    “Por, në këtë moment fokusi ynë është në rritjen e stabilitetit në rajon dhe duke e bërë këtë të kërkojmë progres edhe në iniciativën e udhëhequr nga BE“, ka thënë ambasadorja Smith.

    Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshje në fillim të vitit të kaluar për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve, porse rreth një vit e gjysmë më vonë, ato kritikohen për moszbatimin e saj.

    Kosova vazhdimisht ka shprehur interesim për t’u bërë pjesë e Partneritetit për Paqe, ndërsa synon edhe anëtarësimin në NATO si qëllim strategjik të vendit.

    Vendimet në NATO, përfshirë edhe ato për të pranuar vendet në programin e Partneritetit për Paqe, merren njëzëshëm nga të gjitha vendet anëtare.

    Nga 32 vende anëtare të NATO-s, Kosovën si shtet të pavarur e kanë njohur 28 prej tyre ndërsa katër (Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja) ende jo.

    Nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, vetëm Serbia dhe Bosnje e Hercegovina janë në Partneritet për paqe, ndërsa vendet tjera tashmë janë bërë anëtare të NATO-s.

    Aktualisht, NATO-ja është e pranishme në Kosovë përmes misionit të saj, KFOR. /REL

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Emra të anëtarëve nëpër borde, komunikime me zyrtarë politikë e civilë të institucioneve, komunikim për rregullore të KEK-ut dhe redaktore e komunikatave...
    Kronika16 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se është mbyllur komuna e paralele në Skenderaj. Policia ka bërë të ditur se provat materiale që...
    Lajme16 Tetor 2024
    Analisti poltiik, Dritëro Arifi, për FrontOnline, ka komentuar bisedat e fundit të publikuara në media mes Mimoza Kusari-Lilës si shefe e Grupit...
    Të tjera
    Sport16 Tetor 2024
    Shqipëria mori një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Gjeorgjisë në Tbilisi. Sfida e vlefshme për raundin e 4-të të Nations League...
    Lajme16 Tetor 2024
    Ministria e Financave ka bërë të ditur se sot është nënshkruar marrëveshja “Garanci për Ballkanin Perëndimor – Mbështetja e qëndrueshmërisë së ndërmarrësve...
    Lajme16 Tetor 2024
    Shefi i ri i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë të mërkurën se gjendja e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimorë është e...
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Baerbock kërkon që Maqedonia e Veriut të njohë bullgarët si pakicë themeluese për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE, dhe ofron...
    Lajme16 Tetor 2024
    Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka bërë një shkrim të ngjashëm me atë të Ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili mbrëmë...
    Lajme16 Tetor 2024
    Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka vizituar sot krerët e UÇK-së që gjenden në Hagë. Grabovci ka thënë pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.