×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    SHBA akuzon 10 shtete se mbështesin trafikimin e qenieve njerëzore

    FrontOnline
    26 Qershor 2020

    SHBA ka radhitur 10 vende për të cilat thonë se janë të përfshira në trafikimin të qenieve njerëzore të sponsorizuar nga shteti, ku janë përfshirë shumë kundërshtarë të SHBA-së.

    Bëhet fjalë për shtetet: Afganistani, Kina, Eritrea, Irani, Koreja e Veriut, Rusia, Sudani i Jugut, Siria, Turkmenistani dhe Venezuela.

    “Është një shtrembërim i arsyes së ekzistencës së çdo qeverie: të mbrojë të drejtat, jo t’i shkelë ato”, tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo përderisa zyrtarisht shpalosi Raportin vjetor të Trafikimit të Personave.

    “SHBA nuk do të qëndrojnë pranë asnjë qeverie me një politikë apo model të trafikimit të qenieve njerëzore ku qytetarët e saj i nënshtrohen këtij lloji të shtypjes”, shtoi ai.

    Në raport thuhet se Kina ka “një politikë qeveritare ose një model të përhapur të punës së detyruar” që përfshin qendrat e paraburgimit të Pekinit për pakicën muslimane ujgure në Xinjiang.

    Për Afganistanin thuhet se “ka një politikë qeveritare ose një model skllavërie seksuale në përbërjet qeveritare”, tha ai, duke iu referuar praktikës së djemve të rinj të skllavëruar seksualisht të njohur në vend si “bacha bazi” dhe përdorimit të fëmijëve ushtarë.

    Grupi i kombeve “Tier 3” gjithashtu përfshin qeveritë që nuk respektojnë plotësisht “standardet minimale dhe nuk bëjnë përpjekje të rëndësishme për t’i plotësuar ato”. Gjithsej ka 19 vende në përcaktimin më të gjerë të nivelit më të ulët, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Një vend që përfshihet në këtë grup, u ekspozohet sanksioneve të mundshme dhe ndërprerjes së ndihmës së huaj.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.