×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Shatri: Buxheti për vitin e ardhshëm ra për 100 milionë €, nga inflacioni humbën 600 milionë €

    FrontOnline
    01 Nëntor 2022

    Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, ka thënë se buxheti i parashikuar për vitin e ardhshëm në vlerë prej 3.2 miliardë euro, ka më me pak vlerë sesa ai i vitit paraprak, raporton Ekonomia Online.

    Sipas tij, kjo rritje ka ardhur si rezultat i rritjeve të çmimit të produkteve gjatë këtij viti.

    Në një intervistë për Ekonomia Online, Shatri ka thënë se shkaku i inflacionit që llogaritet të jetë afro 20 për qind, i bie që vlera e këtij buxheti është 600 milionë euro më pak.

    Duke folur për këtë buxhet, Shatri ka thënë se nëse analizohet më mirë, i bie që buxheti ka rënë për 100 milionë euro.

    “Kur ka ndodhur që buxheti i vitit që vjen me qenë më i ulët sesa buxheti i vitit paraprak. Këto deklaratat pompoze për rritje, janë gjëra normale që ndodhin ndryshime në shifra, por ndryshimi në shifra këtë vit ndryshon në përmbajtje, në vlerë. Shifrat minimale që janë numra thatë, vërtetë mund të jenë 3.2 miliardë aq sa është deklaruar Qeveria, por ajo çka mund të flasim në këtë moment, në bazë të informatave që i kemi marrë nga Qeveria, flitet për një buxhet 3.2 miliardë, që është një rritje krahasuar me buxhetin 2.7 miliardë sa ka qenë vitin që po e lëmë pas, pra kjo është në numra”, ka thënë Shatri për EO.

    “Vlera e këtyre parave në vitin tjetër, duke marrë parasysh inflacionin që është këtë vit dhe indeksin e çmimeve të produkteve bazike, na flet se kjo nuk është rritje reale sepse nëse një buxhet prej 3 miliardë euro, ia zbresim 20 për qind inflacion, i bie 600 milionë euro më pak, pra ky 3 miliardë buxhet nëse zbritet 20 për qind inflacioni, është për 600 milionë euro më pak, që do të thotë se ajo shifra prej 500 milionë euro që po duket e rritur, praktikisht është e zbritur për 100 milionë”, ka thënë tutje Shatri.

    Ish-ministri i Financave, ka deklaruar se kjo rritje nuk është si rezultat i punës së madhe, por siç ka thënë i dështimeve në investime kapitale.

    Ai ka thënë se mjetet e pashfrytëzuara në këtë vit kalendarik, vetvetiu bartën në buxhetin e vitit të ardhshëm.

    “3.2 miliardëshi i kësaj Qeverie nuk vjen si rezultat i ndonjë pune të ndokujt, por vjen si rezultat negativ i inflacionin dhe i ngritjes së çmimeve. Vet rritja e çmimeve brenda vitit pa ndryshuar normën e tatimit e akcizës, rritja e çmimeve sjellë më shumë të hyra nominale. Në këtë buxhet, mund të jenë që një pjesë e tyre nuk janë shpenzuar këtë vit, dhe bartën në vitin e ri buxhetor, mund të jetë ndonjë kredi e jashtme ose e brendshme, dhe na del një buxhet nominal 3.2 miliardë, por ky buxhet i krahasuar me 2.7 miliardë të këtij viti, është realisht më e vogël sesa ai i vitit të kaluar, pra shkaku i inflacionit”, ka thënë Shatri.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, ka bërë një deklaratë lidhur me përplasjet e tensionuara mes hetuesve që po...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot moti në Kosovë do të jetë i vranët. “Moti do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale priten të zbresin ndërmjet...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Elmi Reçica kandidat për deputet nga PDK-ja, ka thënë  se fshatrat Kraishta, Varigoci, Ribar i Madh, Bujani, Bregu i Zi dhe Zllakuqani...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Ferat Shala kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka njoftuar për takimin e radhës. Shala ka thënë se ka marrë mbështetje...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Altin Krasniqi ka vizituar fshatin Kijevë të Malishevës. Krasniqi ka thënë se nga ky fshat...
    Lajme14 Janar 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, prezantuan një plan ambicioz investimesh për Prishtinën...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.